Agjërimi – praktika e vjetër e të përmbajturit nga ushqimi për një kohë të caktuar çdo ditë – kohët e fundit ka fituar popullaritet si një mjet për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies. Kjo teknikë mund të përfshijë refuzimin e ushqimit për disa orë ose edhe ngrënien e vetëm një vakti në ditë. Ndërsa efekti madhor i agjërimit mund të jetë rritja e niveleve të ketoneve, të cilat janë kimikate të prodhuara nga mëlçia që trupi përdor për energji, ka përfitime të tjera të rëndësishme që vijnë nga kjo praktikë. Nga përmirësimet e shëndetit fizik në atë mendor, agjërimi është një mjet i fuqishëm që është përdorur me shekuj për të ndihmuar njerëzit të ndihen më mirë.
Sipas hulumtimeve, kur agjëroni trupi juaj ka më pak materiale toksike që rrjedhin nëpër gjak dhe sistemin limfatik, duke e bërë më të lehtë për ju që të mendoni. Ndërsa agjëroni, energjia që normalisht do të përdorni për të tretur ushqimin është në dispozicion për t’u përdorur nga truri. Me siguri nuk vini re këtë ndryshim deri në ditët e para të agjërimit, sepse trupit tuaj i duhet kohë për t’u përshtatur. Mund të keni dhembje koke ose pika dhembjeje në fillim të procesit. Por pasi trupi juaj pastrohet nga toksinat, truri juaj ka qasje në një qarkullim më të pastër gjaku, duke rezultuar në mendime më të qarta, kujtesë më të mirë dhe mprehtësi të shtuar të shqisave tuaja të tjera.
Shumë kultura dhe fe në mbarë botën vazhdojnë të promovojnë praktikën e agjërimit. Për shembull, gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, Muslimanët angazhohen në agjërim si një mjet për të reflektuar mbi jetën e tyre, për t’u rritur shpirtërisht përmes lutjes dhe për të kaluar kohë me të dashurit e tyre dhe anëtarët e komunitetit. Shumë muslimanë raportojnë përmirësime në shëndetin e tyre mendor gjatë këtij muaji.
Me këtë nivel të rritur aktiviteti dhe ndryshimi vjen gjithashtu një rrezik i shtuar i depresionit dhe mendimeve për vetëvrasje. Amelia Noor Oshiro, një eksperte për parandalimin e vetëvrasjeve dhe kandidate për doktoraturë në Universitetin Johns Hopkins, ka theksuar rëndësinë e rritjes së ekzaminimeve për depresion dhe vetëvrasje gjatë Ramazanit më shumë se çdo periudhë tjetër të vitit. Oshiro citon disa faktorë që mund të kontribuojnë në këtë rrezik, duke përfshirë ndryshimet në orar dhe modelet e gjumit, ankthin që lidhet me agjërimin dhe pritjet sociale, mungesën e akomodimit në vendin e punës dhe izolimin social. Në veçanti, izolimi social mund të çojë në ndjenjën e depresionit dhe ngrënies së tepërt gjatë iftarit dhe syfyrit, duke e komplikuar më tej problemin.
Ka disa çrregullime psikiatrike ku njerëzit janë shumë të ndjeshëm ndaj ndërprerjes së gjumit. Kryesorja midis tyre është çrregullimi bipolar, ku provat sugjerojnë se ulja e gjumit ose ndërprerjet mund t’i vënë njerëzit në rrezik të rikthimit ose përkeqësimit të simptomave. Ka disa studime rreth agjërimit gjatë Ramazanit për njerëzit me çrregullim bipolar dhe provat janë të përziera, andaj vendimi për agjërim dhe navigimi i agjërimit duhet të bëhet me kujdes të shtuar dhe adekuat. Agjërimi mund të jetë sfidues si mendërisht ashtu edhe fizikisht edhe për dikë që mund të jetë duke u ballafaquar me një çrregullim të të ngrënit.
Si përfundim, agjërimi ka përfitime të shumta kur praktikohet me qëllim dhe me kujdes. Megjithatë, është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm për sfidat e mundshme që lidhen me agjërimin gjatë Ramazanit, veçanërisht për ata me çrregullime të caktuara psikiatrike dhe çrregullime të të ngrënit. Është thelbësore t’i jepet përparësi kujdesit për veten gjatë kësaj kohe, si pushimi i mjaftueshëm, qëndrimi i/e hidratuar dhe kërkimi i mbështetjes nga të dashurit ose profesionistët nëse është e nevojshme.
Autore: Anduenë Kelmendi