Shkruaj për psikën

Platforma Psika është një hapësirë e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë me shkrime, reflektime, përvoja personale, krijimtari artistike apo analiza profesionale në fushën e shëndetit mendor. Ne inkurajojmë autorët që t’i qasen temave me ndjeshmëri, qartësi dhe një ton miqësor për lexuesin.

Më poshtë do të gjeni kategoritë e shkrimeve dhe udhëzimet për secilën prej tyre:


Rubrika: Të Rejat (Latest News)

Kjo rubrikë mbulon zhvillimet më të fundit në fushën e shëndetit mendor, ngjarje, nisma të reja, themelime institucionesh, apo humbjen e ndonjë figure të rëndësishme.

Disa udhëzime të rëndësishme:

  • Gjatësia e rekomanduar: 500 – 1000 fjalë.

  • Informacioni duhet të jetë i saktë dhe i përditësuar.

  • Burimet duhet të citohen qartë në fund të artikullit ose përmes linkut të drejtpërdrejtë.

  • Shkrimi duhet të jetë i qasshëm për publikun e gjerë, pa zhargon të panevojshëm.

Formati i dorëzimit:
Dërgoni shkrimin tuaj në [email protected] me subjektin “Të Rejat”.


Rubrika: Fakte & Studime (Facts & Studies)

Kjo kategori përmbledh dy nëngrupe:

Numra që Flasin
Prezantim i statistikave dhe fakteve të shpejta rreth shëndetit mendor.
Shkrimi duhet të jetë i shkurtër, konciz dhe i mbështetur në burime të besueshme (p.sh. WHO, INSTAT).

Ç’thonë Studimet?
Përmbledhje të kërkimeve dhe studimeve shkencore.
Shkrimi duhet të shpjegojë qartë gjetjet për një publik të gjerë.

Udhëzime të përgjithshme:

  • Gjatësia:

    • Numra që Flasin: deri në 500 fjalë.

    • Ç’thonë Studimet: 800 – 1500 fjalë.

  • Referencat të jenë në stilin APA ose me linke të qarta.

  • Të shmanget përdorimi i termave stigmatizues.

Formati i dorëzimit:
Dërgoni shkrimin në [email protected] me subjektin “Fakte & Studime”.


Rubrika: Inspirim & Reflektim (Inspiration & Reflection)

Thënie & Motivim
Përzgjedhje thëniesh që nxisin reflektim dhe mirëqenie.

Mite & Keqkuptime
Demistifikim i miteve rreth shëndetit mendor.

Disa udhëzime të rëndësishme:

  • Gjatësia:

    • Thënie & Motivim: deri në 400-500 fjalë.

    • Mite & Keqkuptime: 500 – 1000 fjalë.

  • Mitet të trajtohen me argumentim të qartë dhe me burime referimi kur është e nevojshme.

  • Toni miqësor, edukativ dhe pa ngarkesë teknike.

Formati i dorëzimit:
Dërgoni shkrimin në [email protected] me subjektin “Inspirim & Reflektim”.


Rubrika: Këshilla & Përvoja

Nga Profesionistët
Udhëzime, këshilla dhe perspektiva nga profesionistë të shëndetit mendor.

Mendime & Debat
Opinione apo reflektime mbi tema aktuale të fushës.

Disa udhëzime të rëndësishme:

  • Gjatësia e rekomanduar: 800 – 1500 fjalë.

  • Profesionistët të tregojnë qartë kredencialet e tyre.

  • Artikujt të mbështeten në fakte dhe përvojë profesionale.

  • Në pjesën e debateve, respektohet etika dhe ndjeshmëria ndaj çështjeve sensitive.

Formati i dorëzimit:
Dërgoni shkrimin në [email protected] me subjektin “Këshilla & Përvoja”.


Rubrika: Historia & Kultura

Si Ka Qenë?
Një vështrim në historinë e trajtimit të shëndetit mendor.

Udhëzime:

  • Gjatësia: 500 – 1000 fjalë.

  • Referencat të jenë të sakta dhe të dokumentuara.

  • Respektohet ndjeshmëria ndaj familjarëve ose komuniteteve që përfshihen.

Formati i dorëzimit:
Dërgoni shkrimin në [email protected] me subjektin “Historia & Kultura”.


Rubrika: Eksperienca Personale & Kreativitet

Rrëfimi Im
Tregime personale nga individët që ndajnë përvojat e tyre me shëndetin mendor.

PsiKart
Poezi, ilustrime, fotografi apo krijime të tjera artistike të lidhura me ndjenjat dhe përvojat personale.

Disa udhëzime të rëndësishme:

  • Gjatësia për “Rrëfimi Im”: deri në 1000 fjalë.

  • Respektohet privatësia e personave të tjerë të përfshirë.

  • Shmangni përshkrimin e detajuar të metodave të vetëlëndimit ose vetëvrasjes.

  • Anonimiteti: Autorët mund të zgjedhin të publikohen me emër, pseudonim ose anonim.

Formati i dorëzimit:
Dërgoni shkrimin ose krijimin tuaj në [email protected] me subjektin “Eksperienca & Kreativitet”.


Rubrika: Fun & Angazhim

Teste & Kuize
Kuize të lehta për vetë-reflektim dhe argëtim.

E Qeshura si Ilaç
Memet më argëtuese që trajtojnë temat e shëndetit mendor.

Udhëzime:

  • Gjatësia për tekstet shoqëruese: deri në 300 fjalë.

  • Për memet dhe kuizet, sigurohuni që përmbajtja të jetë etike, jo ofenduese dhe të mos përçojë stigmatizim.

Formati i dorëzimit:
Dërgoni materialin tuaj në [email protected] me subjektin “Fun & Angazhim”.


Afatet e Dorëzimit:

Dorëzimet mund të bëhen në çdo kohë.