,

Një eksplorim i Çrregullimit të Depresionit

Përgjatë këtij udhëtimi kaq dinamik që e quajmë jetë, ne pikturojmë me të gjitha nuancat e ngjyrave. Me gëzimin, mërzinë, frikën, lumturinë, hidhërimin, zhgënjimin, frustrimin, krenarinë, duke tentuar të përshkruajmë ato situatat e pa-përshkrushme, ato momentet më kuptimplota, ato përvojat e kujtimet që lënë gjurmë të thella në psikën tonë. Prej nuancave më të ndezura, e deri tek ato më të zbehta, apo nga nuancat më të ngrohta, e deri tek ato më të ftohta, neve na mundësohet të përshkruajmë çdo situatë, e çdo gjendje në të cilën jemi duke u ballafaquar.

Depresioni i cili hyn në kategorinë e çrregullimeve depresive, ndër familjet tjera të çrregullimeve të shëndetit mendor, karakterizohet nga një gjendje komplekse emocionale dhe psikologjike që prek shumë njerëz në momente të ndryshme të jetës së tyre.

  • Disponim i ulët
  • Humbje oreksi/apo oreks i shtuar
  • Humbje interesimi për aktivitetet e dëshiruara
  • Vështirësi me gjumin si: pagjumësi apo gjumë i tepërt
  • Aktivitet i ulët fizik
  • Humbje e energjisë
  • Vështirësi me përqendrim
  • Lodhje gjatë tërë kohës
  • Vetë-vlerësim i ulët dhe ndenja të vazhdueshme të fajit
  • Mendime negative për veten, të tjerët apo për botën në përgjithësi
  • Mendime për vdekje apo për vetë-vrasje, etj.

Komente:

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Artikuj të ngjashëm

Postimet e fundit

Kategoritë