Në një studim të realizuar së fundmi, me qëllim për të përmirësuar procesin e gjetjes së një trajtimi efektiv për individët që kanë diagnozë të çrregullimit të depresionit madhor (DM), studieusit analizuan të dhëna nga 229 pacientë të rritur me DM, të cilët morën pjesë në një provë klinike. Studiuesit përdorën një kombinim të imazheve të trurit (MR neuroimaging) dhe vlerësimeve klinike të marra para dhe pas një jave të trajtimit me antidepresantin sertraline.
Gjetjet treguan se një qasje e të mësuarit mekanik (Machine Learning) parashikoi me sukses reagimin e hershëm të pjesëmarrësve ndaj trajtimit me sertraline me një saktësi prej 68%. Parashikimi ishte specifik për sertralinën në krahasim me një placebo, duke treguar se modeli mund të dallonte midis dy trajtimeve.
Studimi gjithashtu theksoi se kombinimi i llojeve të ndryshme të të dhënave (qasja multimodale) – si imazhet e trurit dhe vlerësimet klinike – ishte më efektiv në parashikimin e reagimit ndaj trajtimit sesa përdorimi i secilit lloj të dhënash individualisht. Konkretisht, imazhi me perfuzion, një lloj imazhi i trurit, luajti një rol të rëndësishëm në bërjen e parashikimeve të sakta.
Këto të gjetura sugjerojnë se kjo qasje mund të çojë në një protokoll më të personalizuar dhe efikas për planifikimin e trajtimit me sertraline, duke përmirësuar kujdesin shëndetësor të individëve me çrregullim të depresionit madhor. Të njejtat gjetje theksojnë edhe rëndësinë e integrimit të llojeve të shumta të të dhënave në kujdesin psikiatrik, për parashakim dhe intervenim më të saktë.
Referenca e plotë: Poirot, M. G., Ruhe, H. G., Mutsaerts, H. M. M., Maximov, I. I., Groote, I. R., Bjørnerud, A., Marquering, H. A., Reneman, L., & Caan, M. W. A. (2024). Treatment Response Prediction in Major Depressive Disorder Using Multimodal MRI and Clinical Data: Secondary Analysis of a Randomized Clinical Trial. The American journal of psychiatry, appiajp20230206. Advance online publication. https://doi.org/10.1176/appi.ajp.20230206
Nëse ju ose dikush që njihni jeni duke kaluar në periudha sfiduese të shëndetit mendor, ju rikujtojmë se shëndeti mendor është thelbësor dhe ndihma është e disponueshme. Këtu mund ta gjeni një listë të shërbimeve të ndihmës në Kosovë: https://revistapsika.com/sherbimet-e-ndihmes/