Gjersa bota vazhdimisht ka dëshmruar kërkesën e nevojën për liderë me integritet, ndjeshmëri dhe përkushtim për ndryshim, Shoqata Amerikane e Psikologjisë (APA) ka njoftuar komunitetin për përzgjedhjen e Dr. Cynthia de las Fuentes si Presidenten e saj të vitit 2024.
Në komunikatën e saj, APA shkruan:
“Shoqata Amerikane e Psikologjisë (APA) mirëpret Dr. Cynthia de las Fuentes si Presidentin e saj të vitit 2024, një fener ndryshimi dhe dhembshurie. Shërbimi i saj i gjerë APA dhe puna vetëmohuese për komunitetin e emigrantëve latinë nxjerrin në pah vlerat dhe përkushtimin e saj.
Presidenca e Dr. de las Fuentes paralajmëron një epokë të re për psikologjinë. Mbështetja e saj e zjarrtë për drejtësinë sociale dhe barazinë në shëndet mendor premton një fushë më gjithëpërfshirëse. Ajo ka vendosur të mbrojë komunitetet e nënshërbyera dhe të riformojë qasjen e psikologjisë ndaj zërave të ndryshëm.”