Rruga drejt titullit Doktor Shkence – Reflektime mbi frustrimin (Pjesa e Dytë)

… ky emocion i padobishëm, që përveçse zëvendëson ndjenjën e krenarisë, të bënë të harrosh edhe misionin akademik. Ky emocion mban emrin veç frustrim e të uron mirëseardhjen bashkë me zemërimin që e përcjell në secilin akt. Duket sikur frustrimi qesh me ty, duke të parë që përpëlitesh për t’i dhënë kuptim kërkimit tënd shkencor. E në rast se ti zemërohesh me të, përpëlitjet veç se rriten.

Aktivizues sa nuk thuhet më. E pakëndshme si ndjenjë, por e pashmangshme. Ah, sikur të mos e kishe. Sikur në vend të tij të ishte diçka më e bukur që të bënë ta shijosh punën. U harrua krenaria e mendjemadhësia. Realiteti “Kryej shkollë për të shtiur mend” nuk qenka e vërteta. Në fakt, shkolla qenka goxha frustruese. Të paktën ashtu duket në këtë realitetin e ri. Jo fort e këndshme për të gjithë; të paktën jo për mua.

E kur mendimet e para janë që ta ballafaqosh frustrimin e ta largosh nga vetja, e kupton që frustrimi nuk qenka armiku, por krejt e kundërta, qenka miku yt më i mirë. Rregullimi i frustrimit si emocion aktivizues, të çon zakonisht drejt performancës më të mirë. Kjo sepse ideja për të jetuar nën frustrim e bën individin ta luftoj atë me krejt çka ka. Në akademi, ajo luftohet me arritje akademike. E ky në fakt është qëllimi. Pra, frustimi i rregulluar rezulton pozitiv në fund të rrugës. Gjithsesi, pyetja është: çka nëse nuk arrijmë ta rregullojmë frustrimin? Rezultati është më “dëshpërues” se qe e mendoni.

Kalove nëpër frustrim e kjo e bëri që rruga përpara të ketë përzierje emocionesh e ndjenjash. Rruga pas kalimit të frustrimit duket larg në horizont. Kodra të thepisura e lugina të thella. Secila prej tyre një emocion i ri akademik. Kodrat janë gëzimi e luginat janë dëshprimi (shpjegimi i parë emocional). Nga larg, këto dukeshin si të ndara prej njëra-tjetrës. Sikur këto dyja nuk flisnin mes vete. Por ja që ishin shumë afër.

Autori: Anonim

Sqarim: Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull janë vetëm ato të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht opinionet ose politikat e revistës “Psika”. Ky artikull është i dyti (lexoni të parin, duke klikuar këtu) në një seri artikujsh që detajojnë udhëtimin e autorit në ndjekjen e doktoraturës. Informacioni i dhënë në këtë artikull është menduar vetëm për qëllime edukative dhe informative dhe nuk duhet të interpretohet si këshillë profesionale ose mjekësore. Ndërsa artikulli ofron njohuri të vlefshme, është e rëndësishme të pranohet se udhëtimi akademik i secilit individ është unik dhe përvojat mund të ndryshojnë. Frustrimi është vetëm një aspekt i procesit të doktoraturës dhe lexuesit duhet ta mabajnë në mend se përvojat e tyre mund të jenë plotësisht ndryshe. Është gjithashtu thelbësore t’i jepet përparësi mirëqenies mendore dhe të kërkohet mbështetja e duhur nëse jeni duke u përballuar me sfida të caktuara gjatë këtij procesi, si dhe të kontaktoni shërbimet përkatëse mbështetëse të disponueshme në institucionin tuaj.

Komente:

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Artikuj të ngjashëm

Postimet e fundit

Kategoritë