Çrregullimi bipolar (BD) prek rreth 1% të popullsisë, por shpesh diagnostikohet gabimisht si çrregullim i depresionit madhor (MDD).
Ky lëshim në diagnostikim shpesh ndodh sepse simptomat e tyre mund të duken njësoj dhe pacientët zakonisht kërkojnë ndihmë gjatë episodeve të tyre depresive, dhe jo atyre manike.
Në një raport të shkurtër të botuar në Jama Psychiatry, studiuesit synuan të identifikionin biomarkues (tregues të matshëm në trup) specifikë në pikat e thara të gjakut (DBS) që mund të dallonin BD nga MDD gjatë episodeve depresive. Ata gjithashtu donin të shihnin nëse kombinimi i këtyre të dhënave të biomarkerit me informacionin e raportuar nga vetë pacientët e klientët përmirësonte saktësinë e diagnozës.
Ata mblodhën mostra gjaku dhe të dhëna nga individë me diagnoza të fundit të MDD dhe simptoma aktuale të depresionit. Pjesëmarrësit iu përgjigjën pyetësorëve të detajuar dhe dhanë mostra gjaku për analizë. Studimi më pas përdori një metodë të sofistikuar (spektrometrinë e masës) për të ekzaminuar 630 molekula të ndryshme në gjak, duke kërkuar modele që dallonin midis BD dhe MDD.
Si rezultat, studimi identifikoi 17 biomarkues në gjak që ishin të ndryshëm te individët me BD në krahasim me ata me MDD. Një molekulë e veçantë e quajtur ceramided18:0/24:1 u dallua si shumë e rëndësishme. Kombinimi i këtyre biomarkerëve me të dhënat e raportuara nga pacientët përmirësoi dukshëm saktësinë e diagnostikimit të BD kundrejt MDD.
Ky studim ofron njohje të rëndësishme, për ta përmirësuar tutje saktësinë e diagnostikimit diferencial, në rastin e sfidave të shëndetit mendor.
Studimi origjinal: “Metabolic Biomarker Signatures for Bipolar and Unipolar Depression” by Jakub Tomasik et al. (2023). JAMA Psychiatry. doi:10.1001/jamapsychiatry.2023.4096