Diagnostikimi i hershëm i depresionit vazhdon të mbetet një çështje sfiduese në fushën e shëndetit mendor. Megjithatë, një studim i realizuar së fundmi ka potencial të ofrojë shpresë pikërisht në këtë fushë duke ekzaminuar aktivitetet e valëve të trurit përmes përdorimit të të dhënave të elektroencefalogramit (EEG). Studimi në fjalë tregon se disa modele të valëve të trurit, pasqyrojnë gjendjen depresive të individit. Kjo, si duket, mund të monitorohet lehtësisht nga një matje e shkurtër e EEG-së një minutëshe duke përdorur disa elektroda.
Studimi përfshiu dhjetë pjesëmarrës, duke përfshirë një pjesëmarrës të diagnostikuar me depresion, të moshës 18-34 vjeç. Hulumtuesit regjistruan të dhënat e tyre të EEG-së deri në 26 ditë. Rezultatet treguan se, për shumë pjesëmarrës, shfaqja e rivendosjes së fazës – një fenomen ku valët e trurit sinkronizohen në rajone të ndryshme të trurit – shënoi rritje me nivele të ngritura të gjendjes depresive në frekuenca specifike, ndërsa zvogëlohej në frekuenca të tjera.
Gjersa ky studim është ende në fazën e tij pilotuese dhe ka ende nevojë për eksperimente të mëtejshme, ai ka një potencial të madh për biomarkerët inovativë për të identifikuar depresionin në faza më të hershme. Këto gjetje mund të çojnë në një kuptim më të mirë dhe trajtim më efektiv të depresionit.
Studimi pranon disa kufizime, duke përfshirë një mostër të vogël, një pajisje portative EEG me specifika më të ulëta dhe nevojën për kushte të kontrolluara eksperimentale. Gjithsesi, implikimet e mundshme për zbulimin e hershëm të depresionit janë të rëndësishme, duke hapur rrugën për kërkime të mëtejshme në këtë aspekt.
Studimi i plotë: Morita, M., Otsu, R. & Kawasaki, M. (2023) Brainwave activities reflecting depressed mood: a pilot study. Sci Rep 13, 14036. https://doi.org/10.1038/s41598-023-40582-y