Stigma rreth peshës trupore dhe zakonet e të ngrënit (studim)

Studiuesit shqyrtuan më në detaje se si stigma e peshës, e cila përfshin trajtimin e dikujt ndryshe për shkak të peshës së tyre trupore, lidhet me mendimet dhe sjelljet tona. Ata hulumtuan nëse këto përvoja kontribuojnë në shprehi jo-përshtatëse të të ngrënit, si të ngrënit emocional, dieta strikte dhe ngrënia e tepërt.

Si rezultat, studimi pohoi se përjetimi i stigmës së peshës ndikon drejtpërdrejt në zakonet tona të të ngrënit. Ata që përballen me stigmën kanë më shumë gjasa të përdorin sjellje jo-përshtatëse të të ngrënit.

Stigma e peshës gjithashtu ndikon në mënyrë të tërthortë në modelet tona të të ngrënit përmes vigjilencës ose të qenit vazhdimisht vigjilent për gjykim. Kjo vigjilencë e shtuar mund të çojë në zakone jo të shëndetshme të të ngrënit.

Përveç kësaj, studimi nënvizoi poashtu se nëse individët tashmë kanë mendime negative për peshën e tyre, ndikimi i vigjilencës në zakonet e tyre të të ngrënit është edhe më i theksuar.

Si përfundim, ky studim thekson se kur individët përballen me diskriminim për shkak të peshës së tyre, kjo shpesh çon në sjellje të dëmshme të të ngrënit. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur ata janë vazhdimisht të shqetësuar për gjykimet që mund të vijnë në drejtim të tyre. Për ata që tashmë po përballen me vetë-perceptime negative në lidhje me peshën e tyre, ndikimi është edhe më i theksuar.

Rrjedhimisht, studimi në fjalë potencon nevojën urgjente për eksplorim të mëtejshëm të vigjilencës në kontekstin e stigmës së peshës, si dhe kërkon një qasje më empatike dhe gjithëpërfshirëse, duke hedhur dritë mbi efektet e dëmshme të stigmës së peshës dhe duke bërë thirrje për përpjekje drejt një shoqërie më të pranueshme.

Citimi i plotë: Wetzel, K. E., & Himmelstein, M. S. (2023). Constant vigilance: The impact of weight stigma, vigilance, and internalization on maladaptive eating behaviors. Health Psychology, 42(10), 712–722. https://doi.org/10.1037/hea0001324

Komente:

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Artikuj të ngjashëm

Postimet e fundit

Kategoritë