Qendra e Shëndetit Mendor në Prishtinë në sfidë për menaxhim të nevojës për shërbime (Lajm)

Në një intervistë për Radio Televizionin Iliria, neuropsikiatri Sami Rexhepi, drejtor i Qendrës së Shëndetit Mendor në Prishtinë, flet për sfidat me të cilat ballafaqohet qendra në përmbushjen e nevojave të shëndetit mendor të regjionit të Prishtinës. Ndër tjerash, në intervistë bëhet e dukshme se:

  • Nevoja për shërbime e tejkalon kapacitetin për ofrim të tyre: Duke shërbyer përafërsisht 1800 individë në regjionin e Prishtinës, sipas Rexhepit, qendra operon në një hapësirë që mbulon më pak se 20% të nevojave aktuale.
  • Burime të kufizuara, nevoja në rritje: Pavarësisht ofrimit të shërbimeve të tilla si mbështetje psikiatrike dhe asistencë psikologjike, qendra përballet me mungesë të thellë stafi, me vetëm 2 psikiatër, njëri ndër ta vetë drejtori i kësaj qendre, dhe 2 psikologe klinike që aktualisht tregohet të jenë në përfundim të specializimit për psikologji klinike.
  • Nevoja urgjente për zgjerim: Rexhepi thekson nevojën për një qendër shtesë për të mbuluar hendekun midis kapaciteve aktuale dhe kërkesës në rritje për mbështetje të shëndetit mendor.

Komente:

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Artikuj të ngjashëm

Postimet e fundit

Kategoritë