,

Dizajni i informuar mbi traumë dhe mirëqenia psikologjike (Studim)

Duke integruar konceptin e dizajnit të informuar mbi traumën, përmes kombinimit të elementeve të dizajnit të interierit, psikologjisë mjedisore dhe asaj klinike, një studim i publikuar së fundmi ka tentuar të eksploronte efektet e mjedisit në mirëqenien psikologjike në strehimoret e të pastrehëve.

Studimi u fokusua në dy strehimore për të pastrehët në Karolinën e Veriut, ku dhomat e gjumit të banorëve iu nënshtruan një procesi projektimi transformues. Para dhe pas ridizajnimit, banorëve iu kërkua të ndajnë ndjenjat e tyre të gatishmërisë, shpresës dhe sigurisë. Si rezultat, ata që morën pjesë në të dy anketat raportuan një përmirësim të dukshëm në të tri aspektet, ku një ndikim më i theksuar doli të jetë në aspektet e sigurisë dhe mirëqenies së përgjithshme.

Përveç kësaj, të dhënat treguan se ndryshimet në dizajn rritën edhe ndjenjën e tyre të dinjitetit dhe sigurisë dhe disa madje raportuan se kishin përjetuar edhe ndjenja të shpresës.

Gjersa ky studim tregon rëndësinë e adresimit të mjedisit dhe infrastrukturës për të ofruar shërbime cilësore, ai gjithashtu thekson rëndësinë e adresimit të nevojave për siguri dhe shpresë në hapësirat e kujdesit.

Referenca e plotë: Ajeen, R., Ajeen, D., Wisdom, J. P., Greene, J. A., Lepage, T., Sjoelin, C., Melvin, T., Hagan, T. E., Hunter, K. F., Peters, A., Mercer, R., & Brancu, M. (2023). The impact of trauma-informed design on psychological well-being in homeless shelters. Psychological Services, 20(3), 680–689. https://doi.org/10.1037/ser0000724

Komente:

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Artikuj të ngjashëm

Postimet e fundit

Kategoritë