Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar në faqen e saj Projektligjin për Shëndetin Mendor, një dokument i rëndësishm i legjislacionit që përcakton parimet themelore për kujdesin ndaj shëndetit mendor.
Ky ligj përcakton parimet themelore, mbrojtjen e të drejtave, promovon shëndetin mendor si dhe përcakton kushtet për zbatimin e masave dhe trajtimin e personave me çrregullime mendore.
Krahas dokumentit të Projektligjit për shëndet mendor, MSh-ja ka publikuar edhe detajet për konsultime mbi këtë dokument.
Datat kryesore për ofrim të kontributit përmes shkrimit janë:
• Data e fillimi: 5 tetor 2023
• Data e fundit për dorëzim të kontributit përmes shkrimit: 25 tetor 2023
Sipas publikimit të MSh-së, në këtë fazë dokumenti shpaloset për konsultim publik me qëllim të marrjes së ideve, komenteve dhe rekomandimeve nga opinioni i gjërë, organizatat, ekspertët dhe individët e interesuar e që janë të ndikuar apo janë në relacione bashkëpunimi lidhur me kapacitetet në fushën e shëndetësisë.
Për detaje të mëtejshme se si të merrni pjesë në procesin e konsultimit ose për të marrë informacion shtesë, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë: https://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php?ConsultationID=42077 .