Departamenti i Psikologjisë nis punëtoritë online për mbështetjen e mirëqenies së studentëve (Lajm)

Departamenti i Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës po ofron një seri punëtorish inovative online që synojnë të mbështesin studentët në rritjen e shkathtësive të tyre të të mësuarit, menaxhimin e ankthit dhe menaxhimin e emocioneve. Këto seminare do të zhvillohen nga psikologë me përvojë dhe janë krijuar për të ruajtur konfidencialitetin e plotë për të gjithë pjesëmarrësit.

Këto seminare, të hapura për të gjithë studentët Bachelor dhe Master të Universitetit të Prishtinës, janë pjesë e Programeve Mbështetëse të Studentëve të organizuara nga Departamenti i Psikologjisë dhe synojnë të ofrojnë shkathtësi thelbësore dhe mbështetje emocionale për studentët.

Sidoqoftë, studentët e interesuar duhet të veprojnë shpejt, pasi që afati i aplikimit është 8 qershor 2024 dhe hapësirat janë të kufizuara.

Komente:

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Artikuj të ngjashëm

Çka janë tantrumet?

Tantrumet (shpërthimet emocionale) janë një fenomen i zakonshëm te fëmijët në zhvillim. Ato ndodhin shpesh si pasojë e: Ndërsa një fëmijë fillon të zhvillojë pavarësinë

Lexo më shumë »