Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Departamenti i Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës ka bërë të ditur se përveç programit ekzistues të studimeve të larta në psikologji, do të shtohet edhe një program i ri i studimeve, Master në Psikologji Klinike dhe Komuniteti.
“Profilet do të dalin jashtë formimit tradicional formal të psikologjisë klinike dhe do të shkojnë përtej punës komunitare, në mënyrë që parandalimi dhe intervenimi të shkrihen natyrshëm në kompetencat e kuadrove profesionale që do të përgatiten.”, shkruhet në njoftimin zyrtar të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Për të gjithë të rinjtë dhe të interesuarit që janë të kuriozë për fushën e psikologjisë klinike dhe komunitetit, mundësia për të aplikuar në këtë program të ri të UP-së është në prag të hapjes. Detajet mbi procedurën e aplikimit dhe afati i aplikimeve do të publikohen së shpejti në faqen zyrtare të Universitetit të Prishtinës.
Lajmin e plotë mund ta gjeni në këzë vegzë: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,38,2281