Më 3 mars të vitit 2001, u hap qendra e parë komunitare për shëndetin mendor në Gjakovë.
Hapja e Qendrës për Shëndet Mendor në Gjakovë ishte një rast i rëndësishëm për Kosovën, pasi shënoi fillimin e shërbimeve të shëndetit mendor ma bazë në komunitet në vend.
Viti 2024 pritet të jetë viti kur Gjakova shënon edhe një hap tjetër të rëndësishëm në këtë drejtim, ku sipas prononcimit të ushtruesit të detyrës së drejtorit të Qendrës së Shëndetit Mendor në Gjakovë, kuptohet se viti i ardhshëm do ta gjejë rajonin e Gjakovës me Qendrën e Parë të Shëndetit Mendor për Fëmijë dhe Adoleshentë.
Objekti për këtë qendër thuhet të jetë ndërtuar qysh në vitin 2017, por funksionalizimi i kësaj qendra ka qenë i varur nga rekrutimi i stafit të nevojshëm, gjë që pritet të mos jetë pengesë në vitin që po na pret.
…
Lajmin dhe prononcimin e plotë, mund ta gjeni duke klikuar këtu.