Ndonjëherë pyes veten, pse çdo natë kujtimet më të bukura i shkruaj?
A mos dua të kthej diçka që tashmë ka shkuar?
A mos po mendoj shumë për të kaluarën?
A mos po më duket më e bukur se kjo sot?
A mos po frikësohem për atë që vjen tjetrin mot?
Çdo kohë sjellë njerëz, ndjenja e kujtime
Ndjenja që varen nga lloj-lloj përjetime
E ndonjëherë janë të paqarta
Me moshën shpesh ndryshojnë
E ndonjeherë t’i kthejmë ato emocione shumë dëshirojmë.
Ndoshta sot edhe mërzia ndryshe është
Ndoshta dje ishte më e thjeshtë
E ndoshta nesër vend për mërzi nuk do gjesh
Më kanë thënë që vetëm udhëtim i brendshëm është kjo jetë
Më kanë thënë që kur plakesh pak nga këto do i kujtosh
Më kanë thënë që shumë njerëz e vende të reja do të eksplorosh
Më kanë thënë që adoleshenca nuk është e vetmja kohë kur veten nuk e vlerëson
Më kanë thënë që nuk është vetëm fëmijëria atëherë kur për tu kënaqur frymon.
E çfarë mund t’ju them unë deri tani?
Mësime të veçanta ka kjo shkencë, e ky art
Mendjen bukur ta trajtosh, se me të gjithë jetën do qëndrosh
Eksploro rrugë të paqarta, sepse shumë për veten do mësosh