Një antidepresanti i ri me potencial premtues për reduktimin e stresit dhe depresionit me efekte të ulëta anësore (studim)

Depresioni është një gjendje e shëndetit mendor që raportohet të prek rreth miliona njerëz në mbarë botën. Ndërsa ekzistojnë opsione të ndryshme trajtimi për depresionin, të tilla si psikoterapia dhe mjekimi, shumica e barnave ekzistuese kundër depresionit janë të ngadalshme në veprim, të prirura për zhvillimin e rezistencës dhe me efekte të rënda anësore, duke e bërë të vështirë menaxhimin e gjendjes në mënyrë efektive.

Së fundmi, disa studime kanë identifikuar një opsion premtues trajtimi për depresionin – receptorët delta opioid (DOPs). Këta receptorë luajnë një rol tejet të madh në zhvillimin e depresionit dhe agonistët DOP kanë treguar efikasitet të përmirësuar dhe efekte anësore më të ulëta se shumica e barnave ekzistuese në trajtim të depresionit.

Një agonist i tillë DOP është agonisti i etiketuar si KNT-127, i cili ka treguar aktivitet të rëndësishëm anti-depresiv, veprim të shpejtë dhe efekte anësore minimale pas veprimit primar. Megjithatë, mekanizmi themelor i veprimit të KNT-127 nuk është kuptuar mirë deri vonë. Për ta adresuar këtë boshllëk në njohuri, një ekip studiuesish në Universitetin e Shkencave të Tokios dhe Universitetin e Tsukuba kanë tentuar t’i vlerësojnë efektet terapeutike dhe parandaluese të KNT-127 në një model miu me depresion.

Udhëhequr nga Prof. Akiyoshi Saitoh, ekipi zbuloi se administrimi i zgjatur i KNT-127 gjatë dhe pas një periudhe stresi ekstrem psikologjik përmirësoi ndjeshëm ndërveprimin social dhe nivelet e kortikosteronit (një hormon i sekretuar nën stres te minjtë) në stresin kronik të humbjes sociale. Për më tepër, administrimi i KNT-127 gjatë stresit shtypi vdekjen e neuroneve të porsalindura nga stresi në hipokampus, pa rritur neurogjenezën ose formimin e neuroneve të reja. Kur u administrua pas stresit, KNT-127 nuk ndikoi aspak në shkallën e mbijetesës së neuroneve të porsalindura.

Për më tepër, KNT-127 shtypi aktivizimin mikroglial, duke reduktuar kështu inflamacionin në hipokampus, i cili është një faktor kyç në zhvillimin e depresionit.

Si përfundim, zhvillimi i suksesshëm klinik i agonistëve DOP, përfshirë KNT-127, mund të zgjerojë shumë opsionet për trajtimin e depresionit në të ardhmen. Gjersa studimet e mëtejshme janë të nevojshme për të kuptuar më mirë mekanizmin që qëndron në themel të efekteve anti-depresive të agonistëve DOP, këto gjetje premtojnë opsione më efektive dhe efikase të trajtimit për depresionin.

Sqarim: Informacioni i dhënë në këtë artikull është menduar vetëm për qëllime edukative dhe informative. Nuk është një zëvendësim për këshilla, diagnozë ose trajtim profesional mjekësor. Nëse keni shqetësime për shëndetin tuaj mendor ose shëndetin mendor të një personi të dashur, ju lutemi kërkoni këshillën e një profesionisti të licencuar të shëndetit mendor. Psika dhe ekipi i saj redaktues nuk miratojnë ndonjë trajtim, mjekim ose terapi specifike.

Komente:

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Artikuj të ngjashëm

Postimet e fundit

Kategoritë