Gabime Themelore në Prindërim

Prindër që nuk dinë (apo nuk mund) të thonë “JO” ndaj kërkesave që kanë fëmijët. Kështu, ata besojnë që po aplikojnë një prindërim të përsosur, duke plotësuar çdo kërkesë dhe dëshirë të fëmijëve. Por, janë gabim kur mendojnë kështu, po aq gabim sa është edhe praktika e tyre e prindërimit.

Në fakt, prindërimi i mirë përcaktohet nga aftësia e prindërve për të thënë “JO” në raport me ato kërkesa dhe dëshira që nuk janë të dobishme dhe të shëndetshme (edhe për psikën) për fëmijën. Prindërimi i mirë përcaktohet nga përgjigja “JO” dhe shpjegimi që jep prindi për arsyet, edhe atëherë kur është e dhimbshme për fëmijën, edhe atëherë kur mosplotësimi i dëshirës përcillet me të qara, edhe atëherë kur për pak prishet qejfi, e rëndohet disponimi.

Por, kështu fëmijët mësojnë një rregull dhe kuptojnë që rregullat duhet respektuar. Kështu, fëmijët mësojnë kufinjtë. Kështu, mësojnë që të menagjojnë më mirë situatat kur nuk iu plotësohen dëshirat (me ndihmën e prindërve). Kështu fëmijët rriten dhe formësohen me parimin e respektimit dhe të vetërregullimit.

Autor: Fitim Uka

Komente:

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Artikuj të ngjashëm

Kuizi i Motivimit

Çfarë të shtyn përpara?Zbulo çfarë të ndez motorët e brendshëm sipas psikologjisë. Ky kuiz është i frymëzuar nga Teoria e Vetë-Përcaktimit (Self-Determination Theory) dhe Piramida

Lexo më shumë »