Biseda cilësore mund të rrisë mirëqenien tonë ditore (studim)

Sipas një studimi të fundit të botuar në revistën “Communication Research”, është gjetur se bisedat cilësore kanë një ndikim pozitiv në mirëqenien tonë të përditshme. Studimi, i cili u krye nga Jeffrey Hall dhe ekipi i tij i studiuesve, hulumtoi nëse përmbajtja e ndërveprimeve sociale lidhet me mirëqenien tonë .

Ekipi identifikoi shtatë episode dhe sjellje të komunikimit të kandidatëve bazuar në teorinë mbi komunukimin, lidhjet dhe përkatësinë, e cila është një teori e marrëdhënieve që Hall kishte zhvilluar më parë. Shtatë sjelljet përfshinin përmbledhjen mbi dinamikat e jetës së njëri/a-tjetrit/ës, bisedën kuptimplotë, shakanë, shfaqjen e kujdesit, dëgjimin, vlerësimin e të tjerëve dhe opinionet e tyre dhe ofrimin e komplimenteve të sinqerta.

Mbi 900 pjesëmarrës nga pesë kampuse universitare u përfshin në një nga këto sjellje në një ditë të vetme dhe më pas raportuan për ndjenjat e tyre të stresit, lidhjes, ankthit, mirëqenies, vetmisë dhe cilësisë së ditës së tyre.

Studimi gjeti se pjesëmarrësit që u përfshinë në ndonjë nga shtatë sjelljet kandidate përjetuan mirëqenie më optimale në krahasim me ata në grupin e kontrollit. Për më tepër, shpeshtësia e përfshirjes në këto sjellje u shoqërua me rritjen e mirëqenies.

Ekipi gjeti gjithashtu se komunikimi cilësor ballë për ballë ishte më i lidhur me mirëqenien sesa kontakti elektronik ose në rrjete sociale.

Sipas Hall, ky hulumtim tregon se ka një mori gjërash të mira që vijnë së bashku me vetëm një bisedë të mirë me një mik/eshë, duke nënvizuar rëndësinë e gjetjes së kohës për biseda cilësore.

Komente:

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Artikuj të ngjashëm

Postimet e fundit

Kategoritë