
Çfarë të shtyn përpara?
Zbulo çfarë të ndez motorët e brendshëm sipas psikologjisë. Ky kuiz është i frymëzuar nga Teoria e Vetë-Përcaktimit (Self-Determination Theory) dhe Piramida e Maslow-it, duke ju ndihmuar të kuptoni më mirë forcat që nxisin veprimet dhe ëndrrat tuaja.
Si funksionon?
Lexo me kujdes çdo pyetje dhe zgjidh përgjigjen që të përfaqëson më shumë. Në fund, shiko se cili shkronjë ke zgjedhur më shpesh (A, B, C apo D) dhe lexo çfarë thotë kjo për ty!
- Kur ke një qëllim të ri përpara…
a) Ndihem i/e frymëzuar dhe dua t’ia dal me çdo kusht.
b) Kam pak pasiguri, por dua të gjej mënyrën për ta arritur.
c) Më kap një lloj ankthi, por e di që kam aftësi ta përballoj.
d) Dua ta arrij për të mos zhgënjyer pritjet e të tjerëve. - Kur has pengesa në rrugë…
a) I shoh si sfida nga të cilat mësoj.
b) Më ndikojnë, por e di që do rikthehem pas një pauze.
c) Mundohem të gjej një zgjidhje të shpejtë dhe funksionale.
d) Më bëjnë të mendoj nëse duhet të ndaloj apo të ndryshoj drejtim. - Çfarë të shtyn më shumë në një projekt?
a) Rritja personale dhe ndjenja se po përmirësohem.
b) Ndihma që u jap të tjerëve dhe bashkëpunimi.
c) Rezultatet konkrete si shpërblimet ose lavdërimet.
d) Avancimi profesional dhe ndërtimi i karrierës.
Çfarë thotë psikologjia për ty?
Më shpesh A: Motivim i brendshëm dhe rritje personale
Ti je i/e udhëhequr nga pasioni dhe vetë-zhvillimi. Motivimi yt buron nga brenda, duke e bërë
vetë përpjekjen një shpërblim në vete. Ky stil lidhet ngushtë me Teorinë e Vetë-Përcaktimit
(Self-Determination Theory), e cila thekson rëndësinë e autonomisë dhe kompetencës për një
motivim të qëndrueshëm (Deci & Ryan, 2000).
Më shpesh B: Motivim nga lidhjet dhe ndjenja e përkatësisë
Të tjerët janë burim frymëzimi për ty. Marrëdhëniet dhe ndihma e ndërsjellë të japin forcë. Ky
stil motivimi reflekton nevojat për dashuri, lidhje dhe përkatësi, siç paraqiten në Piramidën e
Maslow-it (Maslow, 1943), dhe mbështetet nga studime që theksojnë ndikimin pozitiv të
mbështetjes sociale në motivim (Vallerand et al., 2003).
Më shepsh C: Motivim përmes shpërblimeve të dukshme
Kur di që një sukses sjell përfitime konkrete – si shpërblime, lavdërime apo arritje të matshme –
ti ndihesh më i/e motivuar. Ky është një stil extrinsic (i jashtëm) motivimi, i cili, megjithëse
efikas në afat të shkurtër, mund të ndikojë negativisht në motivimin e brendshëm nëse
mbizotëron (Deci & Ryan, 1985).
Më shepsh D: Motivim përmes rritjes profesionale
Për ty, objektivat e qarta dhe zhvillimi në karrierë janë thelbësore. Ky stil motivimi është i lidhur
me teoritë e vendosjes së qëllimeve (goal-setting theory), ku qëllimet specifike dhe të matshme
janë shtytës të fuqishëm drejt performancës së lartë (Locke & Latham, 2002).
Një reflektim i vogël për ty:
Motivimi nuk është statik – ai ndryshon me kohën dhe situatat. Ky kuiz nuk ka për qëllim të të
vendosë në “kuti”, por të të ndihmojë të kuptosh më mirë çfarë të ndez motorët e brendshëm.
Autore: Mendime Kosum