Ne të gjithë duam që njerëzit e tjerë të na kuptojnë dhe të na vlerësojnë për atë se kush jemi në të vërtetë. Në përpjekje për të arritur marrëdhënie të tilla, zakonisht supozojmë se ekziston një “UNË i vërtetë”. Por si e dimë ne në fakt se kush jemi?

Mund të duket e thjeshtë; ne jemi një produkt i jetës sonë, të cilën ne mund ta arrijmë lehtë përmes kujtimeve tona të së kaluarës. Rezulton se identiteti shpesh nuk është një përfaqësim i sinqertë se kush jemi, gjithsesi edhe nëse kemi një memorie të paprekur. Është duke u bërë gjithnjë e më e qartë se, në çdo moment, ne pa dashje priremi të zgjedhim çfarë të kujtojmë. Kur krijojmë raporte personale, mbështetemi në një mekanizëm psikologjik të shqyrtimit, i quajtur sistemi i monitorimit, i cili etiketon koncepte të caktuara mendore si kujtimet, por jo të tjerat.

Kujtime të rreme

Edhe kur mbështetemi saktë në kujtimet tona, ato mund të jenë shumë të pasakta ose të pavërteta: ne shpesh krijojmë kujtime për ngjarjet që nuk kanë ndodhur kurrë. Kujtimi nuk është sikur të luash një video nga e kaluara në mendjen tënde, është një proces mjaft rindërtues që varet nga dija, imazhi për veten, nevojat dhe qëllimet. Në të vërtetë, studimet e imazhit të trurit, kanë treguar se kujtesa personale nuk ka vetëm një vend në tru, ajo bazohet në një “rrjet të trurit të kujtesës autobiografike” që përfshin shumë fusha të ndara. Një fushë e rëndësishme janë lobet frontale, të cilat janë përgjegjëse për integrimin e të gjitha informatave të marra, në një ngjarje që duhet të jetë kuptimplotë, si në kuptimin e mungesës së elementeve të pamundura, të papërfshira brenda saj, por edhe në kuptimin e përshtatjes së idesë që individi kujton nga vetvetja. Nëse nuk përputhet ose ka kuptim, kujtesa ose fshihet ose i nënshtrohet ndryshimeve, me informacionin e shtuar ose fshirë.

Zhan Piaget, një psikolog i famshëm zhvillimor, kujtoi gjithë jetën e tij në detaje të gjalla, një ngjarje, në të cilën ai u rrëmbye me dadon e tij. Ajo shpesh i tregonte atij për këtë. Pas shumë vitesh, ajo pranoi se kishte trilluar historinë. Në atë pikë, Piaget ndaloi së besuari në kujtesë, por megjithatë, kujtimi mbeti aq i gjallë sa më parë.

Manipulimi i kujtesës

Ne kemi vlerësuar frekuencën dhe natyrën e këtyre kujtimeve të rreme. Duke shqyrtuar një mostër shumë të madhe në disa vende, ne kemi zbuluar se ato janë në fakt mjaft të zakonshme. Sa për Piaget, ato të gjitha ndihen shumë si kujtime të vërteta. Kjo mbeti e vërtetë edhe kur ne krijuam me sukses kujtime të rreme në laborator, duke përdorur video të dëmtuara (prekura) që sugjeronin se pjesëmarrësit kishin kryer veprime të caktuara. Më vonë, u thamë atyre se këto kujtime nuk ndodhën kurrë. Në këtë pikë, pjesëmarrësit ndaluan të besonin në kujtesë, por raportuan se karakteristikat e saj i bënin ata të ndiheshin sikur të ishin të vërteta.

Një burim i përbashkët i kujtimeve të rreme, janë fotografitë e së kaluarës. Ka pasur diskutime të nxehta rreth asaj se si njerëzit që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor – për shembull, depresioni – mund të jenë të njëanshëm për të kujtuar ngjarjet shumë negative. Disa libra për vetë ndihmë, pra, bëjnë sugjerime se si të fitojnë një ndjenjë më të saktë të vetes. Për shembull, mund të reflektojmë në paragjykimet tona dhe të marrim reagime nga të tjerët. Por është e rëndësishme të mbani mend, se njerëzit e tjerë mund të kenë kujtime të rreme edhe për ne. Zgjedhja e kujtimeve, është në të vërtetë norma, e udhëhequr nga paragjykimet vetë-përmirësuese që na bëjnë të rishkruajmë të kaluarën tonë, kështu që i ngjan asaj që ne ndiejmë dhe besojmë tani. Janë të domosdoshme kujtimet dhe tregimet e pasakta, që rezultojnë nga nevoja për të mbajtur një ndjenjë pozitive të përditësuar.


Përgatiti:

Shkurtë Bajgora

Referenca:

Neuroscience News. (2018). The ‘Real You’ is a Myth.