Ndërsa rritemi, ne vuajmë një rënie në aftësinë mendore dhe fizike, e cila mund të keqësohet nga kushtet si sëmundja e Alzheimerit. Një studim i ri, i botuar në revistën “Frontiers in Human Neuroscience”, tregon se njerëzit më të moshuar që marrin pjesë në stërvitjen fizike,  mund të ndryshojnë shenjat e plakjes në tru dhe vallëzimi ka efektin më të thellë. 

“Ushtrimi ka efektin e dobishëm të ngadalësimit ose madje kundërveprimit të rënies së kapaciteteve mendore dhe fizike të lidhura me moshën”, thotë Dr Kathrin Rehfeld, autori kryesor i studimit, i bazuar në qendrën gjermane për sëmundjet neurodegjenerative në Magdeburg të Gjermanisë. “Në këtë studim, ne tregojmë se dy lloje të ndryshme të stërvitjes fizike (vallëzimi dhe stërvitja e qëndrueshmërisë), rrisin hapësirën e trurit që bie me moshën. Në krahasim, ishte vetëm vallëzimi që çoi në ndryshime të dukshme në sjellje në drejtim të përmirësimit të balancës.”

 Vullnetarët e moshuar, me një moshë mesatare prej 68 vjeç, u rekrutuan në studim dhe caktuan një kurs javor prej tetëmbëdhjetë muajsh për të mësuar rutinat e vallëzimit, ose për trajnimin e qëndrueshmërisë dhe fleksibilitetit. Të dy grupet treguan një rritje në rajonin e hipokampusit në tru. Kjo është e rëndësishme sepse kjo zonë mund të jetë e prirur për rënien e aktivitetit në tru dhe është e prekur nga sëmundje si Alzheimer. Ajo gjithashtu luan një rol kyç në kujtesën dhe të mësuarit, si dhe mbajtjen e ekuilibrit. Dr. Rehfeld shpjegon, “ne u përpoqëm t’u sigurojmë të moshuarve tanë në grupin e vallëzimit një ndryshim në rutinat e tyre të vallëzimit, valle të ndryshme, xhaz, sheshit, latino-amerikane e rreshtit të valëve. Format e krahut, formacionet, shpejtësia dhe ritmet ndryshonin çdo 2 javë për t’i mbajtur ata në një proces të vazhdueshëm mësimi. Aspekti më sfidues për ta, ishte përkujtimi i rutinave nën presionin e kohës dhe pa asnjë ndihmë nga instruktori”. 

  Dr. Rehfeld përfundon me këshilla që mund të na ngrisin nga karriget tona dhe të vallëzojmë me ritmin tonë të preferuar. “Unë besoj se të gjithë do të dëshironin të jetonin një jetë të pavarur dhe të shëndetshme, për aq kohë sa do të ishte e mundur. Aktiviteti fizik është një nga faktorët jetësor që mund të kontribuojnë në këtë, duke luftuar disa faktorë rreziku dhe duke ngadalësuar rënien e akivitetit të trurit është një mjet i fuqishëm për të vendosur sfida të reja për trupin dhe mendjen, veçanërisht në moshë më të vjetër”.

Përgatiti: Shkurtë Bajgora

Redaktoi: Bleona Humolli

Referenca: 

Frontiers in Human Neuroscience. (2017). Dancing can reverse the signs of aging in the brain.