Çdo kujt besoj i ka ndodhur të përjetojë një ngjarje traumatike, të ketë dëgjuar një fjalë të hidhur apo të ketë parë diçka që do ketë dashur ta harronte. Kujtimi i këtyre ngjarjeve, situatave apo personave mund të shkaktojë dridhje në trup, nxehtësi, zemërim ose ankth e pikëllim. Por kujtimet gjithashtu mund të aktivizojnë emocione me përvojë negative, të tilla si: zemërim, turp, xhelozi, zili, neveri ose fajësi. Për fat të keq, kujtimet e tilla të gjërave që ne duam t’i harrojmë, duket se kanë intensitet më të madh sesa kujtimet e këndshme që ne kemi.

Në një hulumtim të realizuar nga Qendra për Neuroshkencë dhe Instituti i Shkencave Njohëse në Universitetin e Kolorados, në Boulder, të botuara në Science, është konkluduar se kujtimet negative emocionale mund të shtypen me praktikë, duke ofruar mundësinë e trajtimeve të reja për njerëzit që vuajnë nga një sërë çrregullimesh, duke përfshirë: çrregullimin e stresit post-traumatik, fobitë e ndryshme, depresionin, ankthin dhe çrregullimin obsesiv-kompulsiv.

Studiuesit kanë matur aktivitetin e trurit në lëndët e trajnuara për të shtypur kujtimet e imazheve negative dhe identifikuan dy mekanizma nervorë që veprojnë në rajonin temporal të trurit. “Ne kemi treguar në këtë studim se individët kanë aftësinë për të shtypur kujtimet specifike në një moment të caktuar në kohë përmes praktikave të përsëritura. Ne mendojmë se tani kemi një zotërim të mekanizmave nervor në punë dhe shpresojmë se gjetjet e reja dhe hulumtimet e ardhshme do të çojnë në qasje të reja terapeutike dhe farmakologjike për trajtimin e një sërë çrregullimesh emocionale”, thotë Brendan Depue, drejtuesi i hulumtimit.

Subjekteve i’u kërkua të mësonin përmendësh 40 çifte të ndryshme fotografish. Secila prej tyre përbëhej nga një fytyrë “neutrale” dhe një imazh shqetësues ( një aksident me makinë, një ushtar i plagosur, një vend i dhunshëm krimi apo një karrige elektrike). Subjektet u vendosën në skanerë MRI ( imazhim i rezonancës magnetike) dhe para tyre u shfaqën vetëm imazhet e fytyrës nga çdo çift fotografik. Atyre i’u kërkua që të mendonin ose të mos mendonin për imazhin shqetësues që ishte shfaqur më herët.

Hulumtuesit zbuluan se imazhet nga skanimet funksionale të trurit treguan se koordinimi për shtypjen e kujtesës ndodhi në korteksion temporal me dy rajone të veçanta: hipokampus dhe amigdala, që punonin së bashku për të shtypur zona të veçanta të trurit të pasëm, siç është korteksi vizual, përfshirë në kujtesën vizuale, memorien koduese dhe rikthyese, si dhe reagimin emocional. “Këto rezultate tregojnë se ndodh shtypja e kujtesës dhe të paktën në popullatat jo psikiatrike, është nën kontrollin e zonave temporale”.

Bernard Depue shpjegoi se pjesa më e përparme e korteksit temporal është një tipar relativisht i fundit evolucionar i njeriut dhe është zgjeruar në masë të madhe në krahasim me paraardhësit tanë. Pjesëmarrësit e studimit ishin në gjendje të “ushtronin një kontroll mbi kujtimet e tyre emocionale. Duke mbyllur në thelb pjesë specifike të trurit, ata ishin në gjendje të ndalonin procesin e rikthimit të disa kujtimeve specifike”. “Dhe gjëja e rëndësishme këtu është se ne kemi identifikuar mekanizma nervorë me potencial për të ndihmuar komunitetin klinik të zhvillojë qasje të reja terapeutike dhe farmaceutike për njerëzit që vuajnë nga çrregullimet emocionale” (Depue, 2007).

 

Autore:

Diadora Cërmjani

 

Referencat:

Lamia, M. (2012). Emotional Memories: When People and Events Remain With You. Psychology Today.

Price, A. (2018). Suppressing Negative Emotional Memories. PsyArticles.