Njё studim i ri i publikuar nё European Journal of Personality ka zbuluar se disa tipare tё personalitetit janё tё lidhura me atё se sa kohё dhe se sa mirё flenë njerёzit.

“Gjumi ёshtё shumё dinamik, por gjithashtu ёshtё njё karakteristikë personale”, thotё autori i studimit Zlatan Krizan, profesor i psikologjisё nё Iowa State University.

“Zbulimi i karakteristikave tё personalitetit qё parashikojnё natyrёn dhe ritmin e gjumit tonё, ёshtё i rёndёsishёm si pёr nga perspektiva teorike, po ashtu edhe nga ajo klinike. Po ashtu mё duhet tё pohoj se problemet e mia me pagjumёsinё (insomnia), mё kanё shtyrё tё zbuloj se mёnyra se si e bёjmё gjumin tonё, mund tё tregojë se kush jemi ne.”

Studiuesit analizuan tё dhёnat nga 382 individё qё morёn pjesё nё studimin e Midlife Development in the U.S. Studimi pёrfshiu dy vlerёsime fillestare tё tipareve themelore tё personalitetit. Disa vjet mё vonё, pjesёmarrёsit mbanin aktigraf (sensor qё monitoron lёvizjet) nga e cila hulumtuesit morёn vlerёsime tё pёrditshme tё cilёsisё sё tyre tё gjumit brenda njё jave.

Hulumtimet treguan se dy nga pesё tiparet kryesore tё personalitetit, ishin tё lidhura ngushtё me cilёsinё e gjumit. Pra sipas kёtyre studimeve u zbulua se individёt mё shumё neurotikë e mё pak tё ndёrgjegjshёm, kishin mё shumё probleme gjatё gjumit se tё tjerёt.
Individët më neurotikë, gjithashtu prireshin të kishin ndryshueshmëri më të madhe sa i përket kohës së kaluar në gjumë. “Mënyra se si fle një person është pjesërisht tregues i personalitetit të tij. Për shembull, individët më të prirur ndaj emocioneve negative dhe më me vështirësi të vetëkontrollit, kishin gjumë më të ndryshueshëm nga një natë në tjetrën, kjo mundë të jetë si pasojë e rutinave të përditshmërisë (ose si mungesë e një rutine), e që kjo pastaj shkakton ulje e ngritje të tilla”, thotë Krizan.

“Njeriu nuk mund ta ndryshojë personalitetin e tij, por mund të gjejë mënyra se si të përmirësohet.” Mirëpo, ky studim si çdo hulumtim tjetër, përfshin disa kufizime. Studimi mbështetet në të dhënat ndërseksionale, duke e bërë të vështirë saktësisht përcaktimin e drejtimit të shkakësisë. Me fjalë të tjera, është e paqartë nëse personaliteti ndikon në gjumë ose nëse gjumi ndikon në personalitetin e njeriut.

“Mirëpo, saktësisht se si personaliteti ndikon në gjumë është ende relativisht e panjohur,” thotë Krizani. “Shumica e hulumtimeve bazohen në pyetësorë, prandaj kemi nevojë për më shumë studime si ky, ku përdoren metoda më objektive, si dhe metoda për të matur gjumin në mënyrë më të saktë. Kjo do të na lehtësojë arritjen në një përfundim sa më të saktë në studimin tonë rreth kësaj ҫështjeje.”

“Për më tepër, personaliteti ka të ngjarë të ndikojë ndryshe në episode të ndryshme të gjumit, kështu që metodat moderne teknologjike për monitorimin e gjumit duket të jenë më kritike në këtë drejtim.”

Përktheu dhe përshtati: Halime Hasani

Redaktoi: Bleona Humolli

Referenca:

Dolan, E. W. (2016). How a person sleeps is partially reflective of their personality, study finds. PsyPost.