Me rritjen e sasisë së leximit që fëmijëve u kërkohet nga shkolla, shpesh është sfiduese që ata të kuptojnë plotësisht dhe ta kujtojnë atë që e lexojnë, sidomos kur nuk është veçanërisht interesante apo relevante për ta. Si për fëmijët edhe të rriturit, nuk është e pazakontë të arrish në fund të një faqeje tekstesh dhe të kuptojmë se nuk kemi të dhëna për informacionin që thjesht “lexojmë”. Është pranuar prej kohësh që disa strategji të zbatuara gjatë leximit janë efektive në rritjen e kujtesës dhe të kuptuarit. Disa prej tyre ndoshta janë mjaft të njohura për ju dhe për fëmijët tuaj. Këto përfshijnë strategji të tilla si parashikimi i asaj që do të ndodhë, lidhjet personale me interesat dhe përvojat që lidhen me leximin, me atë që lexuesi tashmë e di dhe duke marrë kohë për t’i vlerësuar diagramet, fotografitë, grafikët që e shoqërojnë tekstin.

 

Parashtrimi i pyetjeve pas asaj që është lexuar:

Pyetje të tilla si: Çfarë mendimi ke për pjesën që do të vijë?

Çfarë tregon kjo foto (grafiku, diagrami, etj.) për këtë temë të leximit?

 

Një reflektim mbi atë që është lexuar:

Kjo nuk është ajo që prita, e cila ishte …

Kjo më jep një ide për …

Unë dua të di më shumë rreth …

Ky informacion mund të jetë i dobishëm për mua, sepse jam i interesuar …

Unë mendoj se kjo do të jetë në provë, sepse ..

Pse kjo funksionon ?

Ky proces është tërheqës në disa mënyra. Nuk ka përgjigje të gabuara. Caktimi kërkon shumë pak shkrime, kështu që ky aktivitet ka ulje të stresit dhe rezultat të lartë, pasi ai mbështet parimet e përgjithshme të të kuptuarit gjatë leximit. Fëmijët tuaj jo vetëm që do të kenë rritje të kënaqësisë, motivimit, kuriozitetit dhe angazhimit, por gjithashtu do të zhvillojnë besim më të fortë në aftësitë e tyre si lexues. Ju do t’i fuqizoni ata duke rritur qasjen e tyre në botën e pasur të informacionit dhe imagjinatës së shkruar që është në dispozicion në libra, gazeta, revista, lexim online.

 

Autore:

Tuena Govori

 

Referenca:

Willis, J. (2018). Help Children Understand and Remember What They Read. Psychology Today.