Gjithmonë dëgjojmë për mbizotërimin e materializmit në shoqërinë moderne. Një studim i kohëve të fundit tregon se materializmi ka arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Si prind, ndoshta po pyesni, “si ta rris fëmijën tim që të mos jetë aq materialist? Ne duam që fëmijët tanë të jenë të lumtur dhe, nëse po e lexoni këtë, ndoshta jeni tashmë të vetëdijshëm për problemet e të jetuarit një jetë materialiste. Për fat të mirë, hulumtimet e fundit kanë hedhur dritë mbi “ilaçin”e materializmit dhe është më e lehtë se sa mund të mendoni.

Sekreti për të rritur një fëmijë që nuk është materialist!

Materializmi është tendenca e sjelljes për të konsideruar pasuritë materiale më të rëndësishme se vlerat e paprekshme, shpirtërore. Është një sistem besimi që detyron një person që të kërkojë lumturi në ngushëllimet fizike, ku asgjë, pos një gëzimi të shkurtër dhe të përkohshëm mund të gjendet ndonjëherë. Kjo rezulton që një person të kërkojë sende të tjera për të shuar dëshirën e tij për lumturi, duke çuar në një cikël të pafund të kërkimit dhe dëshirës së madhe dhe personi kurrë nuk bëhet vërtet i lumtur apo i përmbushur. Është e qartë se askush nuk do që fëmijët e tyre të jenë materialistë. Për fat të mirë, një studim i botuar kohët e fundit në Journalof Positive Psychology, zbuloi një ndryshim të thjeshtë psikologjik i cili mund të “shërojë” materializmin (Twenge & Kasser, 2013).

Studiuesit kanë studiuar 900 adoleshentë në moshën midis njëmbëdhjetë dhe shtatëmbëdhjetë vjeçare dhe u kanë kërkuar atyre të bëjnë një sërë ushtrimesh të dizajnuara për të vlerësuar nivelin e vlerës së secilit pjesëmarrës të vendosur në artikujt material dhe sa mirënjohës kanë qenë për atë që kishin. Studimi gjeti një lidhje të drejtpërdrejtë midis atyre që ishin më mirënjohës dhe një prani të reduktuar të tendencave materialiste. Me fjalë të tjera, sa më shumë mirënjohës ishte një pjesëmarrës, aq më pak materialist ishte ai.

Si ta ndihmoni fëmijën tuaj të zhvillojë mirënjohje?

Mirënjohja është akti i vlerësimit të asaj që keni. Është krejt e kundërta e asaj që ndodh në trurin tonë kur jemi “në” materializëm: jemi të kënaqur me atë që kemi, në krahasim me të qenit i pakënaqur dhe i parehatshëm dhe gjithmonë duke u ndjerë sikur kemi më shumë nevojë. Është dokumentuar nga psikologët pozitivë gjatë dekadës së fundit si një nga cilësitë më të fuqishme për t’u zhvilluar në një person, duke e bërë jo vetëm një kundërshtim të dobishëm me materializmin, por shumë më tepër.

Por si e ndihmoni fëmijën tuaj të zhvillojë mirënjohje? Kjo është relativisht e lehtë, ajo thjesht kërkon një përpjekje të vazhdueshme nga ana juaj si një prind për të inkurajuar që ata të vazhdojnë ta ushtrojnë atë. Pjesëmarrësit e studimit të njëjtë që përdorën një revistë mirënjohjeje si pjesë e ushtrimeve të tyre dhe morrën rezultate shumë më të mira. Prandaj inkurajoni fëmijën tuaj që të mbajë një fletore të vogël në tryezën e tyre dhe të shkruajë tre gjëra të thjeshta për të cilat janë mirënjohës për atë ditë dhe përpiquni ta bëni rutinë çdo ditë. Mbajtja e një ditari mirënjohjeje është një praktikë shumë e thjeshtë dhe e shpejtë, por është jashtëzakonisht e fuqishme nëse bëhet në zakon.

Përktheu dhe përshtati:

Diadora Cërmjani

Referencat:

Twenge, J & Kasser, T. (2013). Generational Changes in Materialism and Work Centrality, 1976-2007. Associations With Temporal Changes in Societal Insecurity and Materialistic Role Modeling, 39:(7), 883-897. Sage Journals.

Valentin, M. (2018). The Secret to Raising a Child Who Isn’t Materialistic. Goalcast.