Këshilla të vërtetuara

A keni pasur ndonjëherë pyetjen, ‘si të dukeni tërheqëse’? Epo, më lejoni t’ju them se personaliteti është një karakter unik që duhet zotësi për të krijuar një gjurmë. Askush në këtë botë nuk lind me vetëm një set aftësie dhe personalitet. A keni vërejtur, shumica e personave të suksesshëm në mbarë botën, kanë një personalitet të tyre unik? Shumë prej nesh janë tifozë, sipërmarrës të suksesshëm, biznesmenë, persona motivues, sepse të gjithë duket se kanë personalitetin e tyre unik. Nuk është e vështirë të posedoni një karakter unik dhe sigurisht jo e vështirë për të gjetur se si të dukeni më tërheqës! Ju gjithashtu mund të keni një personalitet unik, nëse do të ndiqni disa nga këto hapa të vërtetuara: 

Le të zbulojmë se cilat janë ato mënyra të vërtetuara për të përmirësuar personalitetin tuaj dhe si të dukeni më tërheqës!

1. Stërvitje të përditshme

Stërvitjet e përditshme mund të bëjnë të ndiheni më të freskët, më aktiv dhe të djersiturit gjatë ushtrimeve, mund të luajnë një rol të rëndësishëm për t’ju ndihmuar në të qenit më tërheqës. Ushtrimi/stërvitja/joga, është një nga armët më të mëdha për të zvogëluar stresin dhe ju drejton drejt një gjumi të duhur dhe të shëndoshë gjatë natës.

Stërvitja rrit qarkullimin e gjakut në trupin tuaj, duke transportuar më shumë oksigjen dhe lëndë ushqyese në qeliza. Ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura, ndotësve dhe radikalëve të lirë me ndihmën e djersës që lirohet nga trupi. Mund të themi, ushtrimet do të rrisin bukurinë tuaj, qëndrueshmërinë tuaj fizike dhe me siguri do të rritin personalitetin tuaj dhe do të dukeni më tërheqës. Stërvitja e përditshme, meditimi dhe joga do të zvogëlojë stresin, rrudhat dhe efektin e plakjes. Ju mund të merrni këshilla të ekspertëve për stërvitjet e duhura, mund të punësoni një instruktor të jogës të certifikuar në shtëpi, i cili do të jetë i disponueshëm sipas orarit tuaj. 

2. Keni një buzëqeshje në fytyrën tuaj

Një buzëqeshje është një nga stërvitjet më të drejtpërdrejta për ju. Buzëqeshja mund të reduktojë tensionin e ulët të gjakut, mund të zvogëlojë stresin tuaj, zvogëlojë efektin anti-plakje, mund ta bëjë marrëdhënien tuaj më të mire. Buzëqeshja mund të përmirësojë edhe sistemin tuaj imunitar, ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve dhe gjithashtu do të ndihmojë që të keni jetëgjatësi më të gjatë. Mundohuni të keni një buzëqeshje në fytyrën tuaj sa më shumë që të jetë e mundur për të bërë veten më atraktive dhe më tërheqëse.

3. Mos vetë-sabotoni

Një studim i kohëve të fundit nga National Institutes of Health, zbuloi se personat që zhyten në aspekte negative për veten e tyre, kishin një rrezik më të lartë lidhur me dyshimet në vete dhe mund të kenë një nivel më të ulët të vetëkënaqësisë. Nëse po bëni gjithashtu deklarata negative për veten tuaj, ndalo atë dhe fillo të gjesh motivin. Këto lloje komentesh mund të ju bëjnë të ndiheni edhe më keq. Mundohuni të përmirësoni personalitetin tuaj duke menduar pozitivisht dhe duke bërë gjërat drejtë.

4. Do të ishte më mirë që të bëheni dëgjues më të mirë 

Nëse jeni një dëgjues i mirë, atëherë mjaft mirë, nëse jo, atëherë përpiquni të jeni një dëgjues më i mirë, që të mësoni gjithnjë e më shumë nga mjedisi juaj. Kapaciteti juaj i dëgjimit do të përmirësojë imazhin tuaj.

5. Zhvillimi i aftësive të udhëheqjes

Ne shohim liderë dhe impresionohemi nga shumë prej tyre. Një dëgjues më i mirë mund të jetë një udhëheqës më i mirë.


Përktheu dhe përshtati:

Bleona Humolli

Referenca:

Sharma, I. (2018). Proven Tips To Improve Your Personality | How To Look Attractive. Psych Side.