Kuptimi i fëmijës suaj është një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të mësoni si prind. Është shumë e dobishme për t’u bërë efektiv në udhëheqjen dhe edukimin e fëmijës tuaj derisa ata rriten dhe piqen. Ju duhet të mbani mend se fëmija juaj ka një personalitet unik që mbetet i qëndrueshëm gjatë gjithë jetës. Një nga mënyrat se si mund ta kuptoni fëmijën tuaj është duke i vëzhguar ata se si flejnë, hanë ose luajnë. Shikoni për të tiparet e tyre të qëndrueshme. Cilat aktivitete u pëlqejnë më së shumti? A u përshtaten lehtë ndryshimeve apo kanë nevojë për kohë për t’u njohur me këto gjëra? Këto gjëra janë karakteristikat normale të një fëmije dhe fëmija juaj nuk mund të jetë një përjashtim. Sa më shumë që të jetë e mundur, ndani kohë për të folur me fëmijët tuaj pasi kjo është vendimtare për të fituar informacion dhe mirëkuptim. Në rastin e fëmijëve të vegjël, ata kërkojnë më pak gjuhë verbale dhe më shumë shprehje të fytyrës dhe gjuhë të trupit, me qëllim që të kuptojmë mendimet dhe ndjenjat e tyre. Gjithashtu, të bërit pyetje ju lejon fëmijëve të ndajnë ndjenjat e tyre me ju.

 

Vetëbesimi është një çelës i rëndësishëm për suksesin në jetë. Zhvillimi i një koncepti pozitiv ose vetëvlerësimi të shëndoshë është tejet i rëndësishëm për lumturinë dhe suksesin e fëmijëve dhe adoleshentëve. Një marrëdhënie pozitive prind-fëmijë siguron kuadrin dhe mbështetjen për një fëmijë për të zhvilluar një respekt të shëndetshëm për veten dhe për të tjerët. Fëmijët e dëshirojnë kohën me prindërit sepse kjo i bën ata të ndihen të veçantë andaj, inkurajohen prindërit të gjejnë kohë për të kaluar duke luajtur me fëmijët e tyre në baza të rregullta. Nëse jeni një prind i vetëm ose keni një fëmijë të vetëm, herë pas here ftojeni familjen ose miqtë për të luajtur. Për një arsye apo tjetër, disa fëmijë nuk zhvillojnë aftësi sociale aq lehtë sa të tjerët. Prindërit duhet të krijojnë një pikëpamje të gjerë të problemeve sociale dhe të hartojnë një plan për t’i zgjidhur ato me aq kujdes dhe mendim duke marrë parasysh problemet akademike ose shëndetësore. Ka udhëzime që nëse ndiqen, do t’i ndihmojnë fëmijët nëse prindi është i gatshëm të marrë kohë dhe iniciativë.

 

Autore:

Tuena Govori

 

Referenca:

Mary, K. (2018). Child Psychology and Mental Health. Child Development Institute.