Një pjesë e madhe e ditës suaj kryhet vetëm me shprehi të pavetëdijshme!

Në filmin “Groundhog Day”, personazhi kryesor rijeton një ditë të vetme të jetës së tij pa pushim. Nëse ndonjëherë ndiheni në të njëjtën mënyrë, ka një arsye: Një studim i vitit 2014 zbuloi se 40 përqind e aktiviteteve tona të përditshme janë thjeshtë shprehi. Por nëse gati gjysma e jetëve tona bazohen në shprehi, atëherë çfarë e bën kaq të vështirë ndërtimin e një shprehie të re? E gjithë puna bie tek angazhimi i mendjes suaj të paqëllimshme kundrejt mendjes suaj të qëllimshme.

Ashtu si ngisni një biçikletë

Le të fillojmë me gjërat bazike. Si formohen shprehitë? Sipas Society for Personality and Social Psychology, “shprehitë dalin përmes mësimit shoqërues”. Kur mësoni diçka procedurale, si p.sh të ngisni një biçikletë, ajo aktivizon kujtesën tuaj të punës në ganglinë bazike asociative të trurit. Në mënyrë që kjo pjesë e trurit tuaj të bëhet e angazhuar, ajo përsëritet. Ku mendja juaj e qëllimshme kujdeset për qëllimet dhe rezultatet, mendja juaj e paqëllimshme thjeshtë shkon në sinjale të përsëritura të kontekstit. Studimi i vitit 2014 përdori një eksperiment për të ilustruar këtë koncept: Pjesëmarrësit shijuan kokoshka të freskëta dhe të ndenjura dhe (siç pritej), ata preferonin shijen e kokoshkave të freskëta. Por kur pjesëmarrësve u ofruan kokoshka në një teatër, njerëzit që kishin shprehi të hanë kokoshka gjatë filmit, hëngrën po aq shumë, ishin apo jo kokoshkat e tyre të ndenjura.

Jashtë me të vjetrat, brenda me të rejat

Ndërkohë që mendja juaj e qëllimshme është e zhytur në mendime, mund të largohet lehtë nga shprehitë e ngulitura thellë. Nëse jeni duke u përpjekur të humbni peshë, ndërhyrjet standarde si programet e humbjes së peshës do të lënë mendjen tuaj të qëllimshme të ndihet e motivuar, por ato nuk do të ushqejnë mendjen tuaj të paqëllimshme. Për të arritur këtë, do t’ju duhet të bëni tri gjëra, shpjegon Wendy Wood, bashkëautore në studim. Së pari, duhet të “prishni shprehitë ekzistuese dhe të krijoni një dritare me mundësi për të vepruar ndaj qëllimeve të reja”. Nëse dëshironi të humbni peshë, për shembull, filloni të hiqni qafe sinjalet e shprehive të padëshiruara duke lëvizur të gjithë ushqimin e pashëndetshëm në raftin më të lartë të dollapit dhe duke vënë fruta të freskëta ku mund t’i shihni lehtë. Me hapa të vegjël.

Hapi tjetër është përsëritja. Mund të marrë diku nga 15 deri në 254 ditë për të formuar një shprehi të re, prandaj filloni sa më shpejtë. Pas kësaj, është e rëndësishme që të krijohen sinjale kontekstesh të reja dhe të qëndrueshme. Ja një shembull i zakonshëm: marrja e ilaçit tuaj të përditshëm pas larjes së dhëmbëve. Të larit e dhëmbëve ndoshta është tashmë një shprehi për ju, kështu shprehia e re për të marrë ilaçin tuaj mund të fillojë një udhëtim në shprehinë e përforcuar. Studimi gjeti se është më efektive për të formuar një shprehi të re, sesa për të provuar dhe ndryshuar një të vjetër.

Paçi fat – ne besojmë në ju!

Përktheu dhe Përshtati:

Shkurtë Bajgora

Referenca:

Todd, A. (2017). A Huge Chunk of Your Day Is Just Mindless Habit. Curiosity.