Kush është ai i marrë që do të dëshironte rrënimin e biznesit të tij?!  Por, ndonjëherë këtë e bën në përpjekje për ta ngritur atë në majat e suksesit. Dhe si do të pyesni?

Ju njihni mjaft kompani të cilat kanë dal jashtë biznesit. Disa për arsye që nuk i kishin produktet e kërkuara nga njerëzit ose i kishin shitur me çmim të lartë, disa të tjera sepse kishin punëtorë të dobët. Këto janë arsyet më të shpeshta që njerëzit e rëndomtë i’a atribuojnë dështimit të një biznesi. Por, ekziston edhe një arsye më delikate që nuk ecën biznesi, e ajo është mesazhi i marketingut. Kompania juaj mund ta sjellë në treg një produkt tejet të mirë por nëse mesazhi i marketingut tuaj nuk e krijon një përshtypje pozitive në mendjen e blerësit, ai produkt nuk do të shitet. Ka shumë mënyra se si një ide e mirë e marketingut, mund të shkojë keq.

Këtu kemi disa nga ato mënyra:

Duke e bërë të mistershëm

Një mesazh i mistershëm natyrisht nuk mund të jetë i qartë për lexuesit (klientët) dhe nuk mund të pritni sukses në këtë rast. Jo me qëllim, por është thjesht i shkruar në mënyrë të atillë që lexuesit nuk mund ta kuptojnë. “Nuk mund t’ju lejojmë ta kuptoni, derisa ta keni kuptuar” – ky është një mesazh, kuptimin e të cilit mund ta dinë mbase vetëm ata që e kanë shkruar. Mund të thoni se nuk e kuptoni? Nuk e kuptojmë as ne? Nuk e kanë kuptuar as amerikanët të cilët u kanë thënë “JO” produkteve të kësaj kompanie. Andaj thuhet se slogani i një reklame apo marketingu duhet të kuptohet menjëherë.

Duke e bërë të komplikuar

Shumë reklama shkruhen gabimisht, duke besuar se lexuesi do t’i bie pas shpjegimit të komplikuar të argumenteve rreth produktit dhe arsyes se çfarë e bënë atë produkt të rëndësishëm. Sipas vlerësimit që kanë bërë disa studime, një person është i “bombarduar” me mbi 3000 mesazhe komerciale në ditë (shumicës prej të cilave nuk u kushtojnë vëmendje). Nuk ka dyshim se lexuesit kërkojnë mesazhe marketingu, të cilat janë të shpejta dhe të lehta të shqyrtohen. Kjo është arsyeja pse “Us today” është kaq e popullarizuar. Rregulla e famshme “KISS” ende kryen punë.

Duke e bërë interesante

Disa autorë supozojnë që lexuesit me ngulm do të mundohen të mësojnë më shumë rreth produktit dhe do t’i rezistojnë shkrimit më të mërzitshëm vetëm për t’i kënaqur dëshirat e tyre. Por gabohen. Madje edhe reklamat që premtojnë “pasuri të mëdha” ose “seks të shkëlqyer” duhet të bëjnë materiale interesante. Nuk mjafton vetëm produkti i mirë dhe pamja vizive e reklamës së shkëlqyer, duhet ta kemi edhe një mesazh të mirë dhe të qartë. Shkrimet interesante krijojnë pamje të dëshirueshme në mendjen e lexuesit.

Duke e bërë joatraktive

Keni parë ndonjëherë foto të një hamburgeri i cili duket si i parregullt dhe me ngjyrë hiri? Shkresa nën të mund të jetë kështu: “Ju mund ta hani këtë hamburger të shijshëm që në këtë moment tek Bob’s Big Boy”. Por hamburgeri në këtë foto nuk duket aq i shijshëm, apo jo? Dhe tani në imagjinatën tuaj ushqimi i Bob’s Big nuk është aq i mirë. Një foto joatraktive shkatërron reklamën e mirë dhe cënon reputacionin e kompanisë. Fotot janë gjëja e parë të cilën e vënë re në reklamën tuaj, fletushkat dhe broshurat. Pastaj vjen teksti dhe titulli. Nëse këto foto dhe fjalë të cilat i keni vendosur në reklamën tuaj nuk e bëjnë produktin tuaj tërheqës, atëherë ata me siguri që nuk do të humbin kohë në materialin tuaj. Unë kam parë një herë një broshurë të një kompanie të shërbimit shtëpiak, e cila ishte e errët, kishte një foto të mërzitshme me plot mjete të panjohura të punës. Dhe ky gabim ndodh për shkak se kompania ka pasur përshtypje të gabueshme që klientët potencial do të dëshironin t’i shihnin se si punojnë teknikët me pjesët e komplikuara dhe të paidentifikueshme të makinave. Gabim i madh sigurisht!

Duke e bërë jo të besueshëm

Ne shpeshherë marrim një varg të madh email-ve mashtrues, të cilat i kanë rreshtat e përshkrimit kështu: “Bëni 4000$ duke qëndruar në pishinën tuaj” ose “Fitoni 1000$ në ditë përderisa jeni në gjumë”! Kur ne lexojmë një mesazh të tillë marketingu, i cili është shumë larg mundësive të realitetit tonë, ne kemi tendencë për ta refuzuar atë. Pse? Sepse ne kemi qenë gjithnjë të mashtruar dhe mashtrohemi prapë nga premtimet e ngjashme, prandaj jemi skeptikë. Pse bëhen klinentët tuaj skeptikë nga mesazhi juaj kur premtoni një përfitim të pabesueshëm? Natyrisht mund të funksionojë te disa njerëz, por sipas të gjitha gjasave nuk do të funksionojë te tipi i klientit të cilin ju e dëshironi.

Mesazhi juaj duhet t’i stimulojë disa dëshira të lexuesit dhe po ashtu duhet të premtojë se do i kënaqë ato dëshira. Për shembull, ju mund të thoni në mënyrë të besueshme se ata mund të humbin disa kilogramë në javë me dietën tuaj dhe ushtrimet që i preferoni. Por nuk është e besueshme të premtoni që ato do të heqin 5 numra të madhësisë të fustaneve për një javë.

Trajtoji lexuesit me të njëjtin aspekt intelektual të cilin edhe ju vetë e kërkoni. Sot ka me qindra gjëra të njëjta të cilat mund ta shkatërrojnë biznesin tuaj. Shumica prej tyre janë jashtë kontrollit tuaj. Andaj mos u bëjë viktimë e tyre. Ju mund ta kontrolloni vetë mesazhin tuaj të marketingut. 

Përktheu dhe përshtati:

ArbnoraSahiti

Referenca:

Vidaver-Cohen, D. (2007). A Conceptual Framework forBusiness. Journal of Corporate ReputationReview.