Neni 31 i Konventës për të drejtat e fëmijës njeh “të drejtën e fëmijës për të pushuar dhe argëtuar, të praktikojë lojëra dhe veprimtari rekreative të përshtatshme për moshën e saj/tij, si dhe të marrë pjesë lirisht në jetën kulturore dhe artistike.”

Karta sociale europiane njeh moshën 18vjeçare si moshën minimale për punësim në profesione të rrezikshme ose jo tëshëndetshme dhe 15 vjet si moshën minimale për punësim në profesione të tjera,me kusht që punësimi nuk ndërhyn ose ndërpret arsimin e detyruar. Neni 28 i Konventës për të drejtat e fëmijës njeh të drejtën e fëmijës për arsimim, si dhe detyrimet e mëposhtme të shtetit:

  • ta bëjë arsimin fillor të detyrueshëm dhe falas
  • të ofrojë qasje për çdo fëmijë në arsimin e mesëm, duke përfshirë edhe arsimin e përgjithshëm dhe profesional
  • të vërë në dispozicion ndihmën financiare për arsimin e mesëm për nxënësit qëkanë nevojë për të
  • të vërë në dispozicion informatat dhe udhëzimet shkollore dhe profesionale për të gjithë fëmijët
  • të inkurajojë vijimin në shkollë dhe të ulë normat e largimit nga shkolla
  • ta bëjë të mundshëm arsimin e lartë për të gjithë në bazë të aftësive;

Neni 28 i Konventës gjithashtu kërkon që disiplina shkollore të administrohetme respekt për të drejtat dhe dinjitetin e nxënësve. Nuk duhet të përdoret ndëshkimi fizik.

“Fëmija, për zhvillimin e plotë dhe të harmonishëm të personalitetit të tij, duhet të rritet në mjedis familjar, në një atmosferë lumturie, dashurie dhe mirëkuptimi” (Konventa mbi të drejtat e fëmijës).

Nëse këto të drejta nuk përfillen, te fëmijët mund të ketë ndikime negative shqetësuese, duke filluar në ndjekjen e procesit edukativo-arsimor (shkollimit), ndikim në motivimin dhe vetëafirmimin e tyre, gjendjen emocionale dhe shëndetësore si dhe mund të ketë shkaqe të mos shoqërimit me të tjerët si pasojë e qasjeve te vazhdueshme në grindjet brenda familjes!

Mbani fëmijët tuaj larg dhunës, grindjeve, programeve jo të destinuara për ta (filma, seriale, ngjarje të frikshme) etj.


Autore:

Erdina Bregaj


Referencat:

Karta Sociale Europiane. (1996). Marrë nga: https://rm.coe.int/CoERMPublicCommonSearchServices/DisplayDCTMContent?documentId=090000168047e169

Organizata e Kombeve të Bashkuara. (1989).  Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës. Marrë nga: https://www.unicef.org/magic/media/documents/CRC_albanian_language_version.pdf

Të drejtat themelore të fëmijëve. (2018).  Drejtësia n’katrorë. Marrë nga: https://m.soundcloud.com/drejtesia-nkatror/te-drejtat-themelore-te-femijeve