Kjo gjendje jashtëzakonisht e rrallë ju jep një kujtesë të përsosur.

Jo shumë njerëz mund të kujtojnë ditëlindjen e tyre të parë, por Rebecca Sharrock nuk ka asnjë vështirësi për të kujtuar atë me detaje të gjalla. Dhurata e saj ishte një lodër Minnie Mouse, me ngjyrë të kuqe të ndritshme dhe të bardhë me harqe rozë në të. Asaj i kujtohet që nuk e pëlqeu buzëqeshjen e saj, sepse i dukej e frikshme. Ditëlindja e saj nuk është i vetmi kujtim shumë i hershëm që Sharrock kujton. Në fakt ajo mund të kujtojë atë që po ndodhte në çdo datë që nga 1 janari 2004, kur ajo mori kalendarin e saj të parë.  Kur ishte 21 vjeç, më 23 janar 2011, Sharrock e kuptoi se ajo kishte një gjendje të rrallë. Prindërit e saj po vëzhgonin një program televiziv që kishte një grup prej gjashtë personash të identifikuar nga Universiteti i Kalifornisë, Irvine (UCI) si njerëz me memorie të lartë autobiografike (HSAM). Reporterët po flisnin për kujtimet e pjesëmarrësve dhe komentonin se sa e mahnitshme ishte ajo. Kjo fillimisht hutoi Sharrockin, sepse për të ajo lloj kujtese ishte “normale”. Prindërit e Sharrock pastaj i dërguan Universitetit-UCI një email dhe dy javë më vonë, ata morën një përgjigje nga universiteti, duke thënë se ata ishin të gatshëm të testojnë Sharrock për të parë nëse ajo kishte llojin e duhur të kujtesës për studimin e tyre, dhe kjo doli të jetë pozitive.
Njerëzit me HSAM janë në gjendje që menjëherë të kujtojnë një sasi jashtëzakonisht të madhe të së kaluarës së tyre, shpesh nga një moshë shumë e hershme. Është një gjendje që është diagnostifikuar vetëm me 60 njerëz në botë,  por disa psikologë besojnë se është më e zakonshme se sa mund të mendojmë. Rasti i parë i identifikuar i HSAM ishte Jill Price. Në vitin 2000  ajo i dërgoi email Dr James McGaugh në UCI duke thënë se ajo kishte një problem me kujtesën e saj. Ajo kishte kujtuar çdo ditë të jetës së saj që kur ishte 14 vjeç, të hënën e 24 gushtit 1981, kur filloi të mbajë ditar personal (Parker et al., 2006).
Ka dy shkolla kryesore të mendimit në lidhje me shkakun e HSAM. Psikologët si McGaugh, Stark dhe Yassa besojnë se individët me këtë gjendje kanë përbërje të ndryshme nervore për dallim nga njerëzit me kujtesë normale. Por ka psikologë të tjerë që besojnë se njerëzit me HSAM nuk kanë lindur me dallime biologjike. Në vend të kësaj, ata besojnë se është rrjedhojë e sjelljeve të tjera, të tilla si obsesion kompulsiv për të kujtuar datat.  Aspekti i preferuar i Sharrock për gjendjen e saj është se ajo i jep asaj mundësinë për të kontribuar në kërkime. Duke studiuar njerëzit me HSAM dhe SDAM (kujtesa autobiografike e mangët, e kundërta e HSAM), neuroshkencëtarët mund të jenë në gjendje të gjejnë shërime për humbjen e kujtesës në sëmundje si Alzheimer ose Parkinson. Shumica e pjesëmarrësve të Yassa mendojnë se të kesh HSAM është një bekim që ndihmon në ndërveprimin e përditshëm shoqëror. Sipas Yassa, shumë prej tyre janë të suksesshëm në punët e bazuara në njerëz, siç janë mediat dhe komunikimet.

 

Autor:

Diadora Cërmjani

Referenca:

Dutton, J. ( 2018). “She’s afflicted by these memories… they flood her”. The psychologist.