Në 2015, një psikolog në Itali kuptoi se si shkaktohet ndryshimi i gjendjes së vetëdijes pa droga, duke kërkuar nga 20 vullnetarë të ulen dhe të shikojnë njëri – tjetrin në sy për 10 minuta. Kjo detyrë e thjeshtë, jo vetëm që solli në pah eksperiencat jashtë trupit për vullnetarët, ajo gjithashtu ndikoi që ata të shohin halucinacione të përbindëshave, të afërmit e tyre dhe veten e tyre në fytyrën e partnerit.

Eksperimenti i drejtuar nga Giovanni Caputo prej Universitetit të Urbinos, përfshinë 20 të rinjë (15 prej të cilëve ishin femra), të ulur në një dhomë me shumë ndriçim, 1 metër larg njëri – tjetrit dhe të shikonin në sytë e partnerit për 10 minuta. Ndriçimi në dhomë ishte i mjaftueshëm që vullnetarët të kuptojnë lehtësisht karakteristikat e fytyrës së partnerit, por i pa mjaftueshëm për të zvogëluar përceptimin e përgjithshëm të ngjyrave. Një grup i kontrollit me më shumë se 20 vullnetarë, u pyetën të ulen dhe të shikojnë për 10 minuta në një dhomë tjetër të ndriçuar por ulëset e tyre ishin përballë një muri të bardhë. Vullnetarëve u ishte thënë shumë pak në lidhje me qëllimin e studimit, vetëm se kishte të bëjë me një eksperiencë medituese me sy të hapur.

Sapo përfundonin 10 minutat, vullnetarët plotësonin pyetësorë në lidhje me atë se çfarë ata përjetuan gjatë eksperimentit. Njëri nga pyetësorët u fokusua në simptomat disociative që vullnetarët mund të kenë përjetuar dhe tjetri pyeti ata se çfarë përceptuan në fytyrën e partnerit (grupi i shikimit në sy) ose në fytyrën e tyre (grupi i kontrollit). Disociacioni është një shprehje që në psikologji përdoret për të përshkruar një varg të tërë të eksperimenteve psikologjike, që e bëjnë individin të ndihet i shkëputur nga mjedisi ku ata ndodhen.

Simptomat si humbja e kujtesës, perceptimi i çdo gjëje në ngjyrë të shtrembëruar ose të ndjerit sikur bota nuk është reale, mund të vijnë nga abuzimi dhe trauma; substancat si ketamina, alkooli dhe LSD dhe tani, me sa duket, shikimi në sytë e dikujt tjetër. “Pjesëmarrësit në grupin e shikimit në sy, thanë se ata kishin një eksperiencë imponuese ndryshe nga gjithçka që kishin ndjerë më parë,” shkroi Christian Jarret për British Psychological Society’s Research Digest.

Duke raportuar për revistën Psychiatry Research, Caputo tha se duke u bazuar në pyetësorë, grupi i shikimit në sy rezultoi më mirë se grupi i kontrollit, gjë që tregon se të shikuarit në sytë e një personi tjetër vazhdimisht për 10 minuta, kishte një efekt të thellë në përceptimin e tyre vizual dhe në gjendjen e tyre mentale.

Jarret shpjegon: “Në testin e gjendjes disociative, ata i dhanë vlerësimin më të madh artikujve në lidhje me reduktimin e intensitetit të ngjyrave, zëri tingëllonte më i qetë ose më i zhurmshëm se sa pritej, duke u tërhequr jashtë dhe koha sikur zgjatej shumë. Në pyetësorin e shikimit në sy, 90% e pjesëtarëve të grupit u pajtuan se kishin parë tipare deformuese të fytyrës, 75% thanë se kishin parë përbindësha, 50% thanë se kishin parë aspekte të fytyrës së tyre në fytyrën e partnerit dhe 15% thanë se kishin parë fytyrën e ndonjë të afërmi.”

Rezultatet ritreguan atë që Caputo kuptoi në vitin 2010 kur ai e performoi një eksperiment të ngjashëm me 50 vullnetarë, të cilët shikuan veten në pasqyrë për 10 minuta. Artikulli i titulluar Iluzioni i fytyrës së çuditshme në pasqyrë, raporton se pas më pak se një minutë, vullnetarët filluan të shohin atë që Caputo e përshkruan si “iluzioni i fytyrës së çuditshme”. “Përshkrimet e pjesëmarrësve përfshijnë deformime të mëdha të fytyrës së tyre; duke i parë fytyrat e prindërve të gjallë apo të vdekur, fytyra arketipike si një grua e vjetër, fëmijë ose portretin e një stërgjyshi, fytyra të kafshëve si të maces, derrit ose luanit, madje edhe përbindësha,” shkruajnë Susana Martinez-Conde dhe Stephen L. Macknik për Scientific American.

“Të gjithë 50 pjesëmarrësit raportuan ndjenja të ‘tjetërsisë’ kur u konfrontuan me një fytyrë që papritur dukej e panjohur. Disa shfaqën emocione të fuqishme.” Sipas Jarret, derisa grupi i shikimit në sy të këtij eksperimenti shënuan vetëm përafërsisht 2.45 pikë më shumë se grupi i kontrollit në pyetësorë (të cilët përdorën 5 shkallë prej 0-aspak deri tek 5-ekstremisht), Caputo tha se efektet ishin më të forta se ato që u përjetuan në vitin 2010 nga vullnetarët që shikuan në pasqyrë.

Pra, çfarë po ndodh këtu? Martinez-Conde dhe Macknik shpjegojnë se është e mundshme të ndodhë diçka e quajtur përshtatje neurale, e cila përshkruan se si neuronet mund të ngadalësojnë ose të ndalojnë përgjigjet e tyre ndaj stimuluesit të pandryshueshëm. Kjo mund të ndodh kur shikoni një pamje ose objekt për një periudhë të gjatë kohore – përceptimi juaj do të fillojë të zbehet deri atëherë kur ju mbyllni sytë ose ndryshon pamja, ose kjo mund të jetë e korrigjuar nga lëvizje të vogla dhe të pavullnetshme të syve, të quajtura mikrosakade.

Përktheu dhe Përshtati:

Fjolla Binaku


Referenca:

Bec, C. (2018). Staring Into Someone’s Eyes For 10 Minutes Induces an Altered State of Consciousness. Science Alert.