Një pjatë me supë është ushqimi më klasik dhe më i përshtatshëm, veçanërisht kur moti bëhet më i ftoftë apo ne jemi të ftohur. Hulumtimet nuk ndalojnë së kërkuari për të treguar rëndësinë dhe lidhjen ndërmjet supës dhe ndjenjës së mirëqenies.

Supa mund të jetë një kujtesë për kujdesin e dashur

Supa shpesh shoqërohet me kujdesin. Si fëmijë, nëna apo babai shpesh na kanë dhënë supë kur kishim të ftohtë dhe me kalimin e kohës ky ushqim ka krijuar ndjenja të rehatisë. Kjo sugjeron që të hahet supë, në mënyrë që të jetë një kuadër më i orientuar i marrëdhënieve të mendjes.

Supa ngroh thellësinë e zemrës tuaj

Truri ynë duket i parezistuar për të bërë një lidhje ndërmjet ngrohtësisë fizike dhe ngrohtësisë shoqërore. Studimet sugjerojnë supë të nxehtë ose madje vetëm mbajtja e një filxhani të ngrohtë të saj mund të rrisë ndjenjat pozitive ndaj të tjerëve dhe që shtrihet tek njerëzit e tjerë të cilët ju mund të shihni se janë kulturalisht ndryshe nga vetja. Në një studim intrigues, përfshiu studente femra në Japoni, të cilat mbajtën një filxhan të ngrohtë për disa minuta, shprehën qëndrime më pozitive ndaj popullit kinez, krahasuar me studentet që mbanin një filxhan të ftohtë.

Supa mund të jetë një ndër ushqimet kryesore të menysë tuaj

Natyrisht, ju gjithashtu mund ta bëni supën si meny kryesore të ushqimit tuaj. Supave me bazë mund t’i mbushni me më pak kalori sesa të tjerat. Është interesante që hulumtimet kanë treguar se shtimi i piperit me aromë të supës dhe domates, mund të përmirësojë ndjenjën e kënaqshme të plotësisë dhe zvogëlimin e urisë për të paktën një orë pas ngrënies. Por, veçanërisht duhet të jemi  të vetëdijshëm se gjatë kësaj kohe, piperi mund të qetësojë oreksin tuaj për ushqime të ëmbla dhe yndyrore.

Supa shpesh është e shëndetshme (por kini kujdes efektin halo)!

Supa me perime ka një reputacion të fituar për t’u mbushur me ushqyes. Studiuesit thonë se këto zbulime mund të jenë pasojë e një efekti halo të shëndetit, në të cilin imazhi ushqimor i ushqimit nxiti njerëzit të injoronin atribute të tjera, të tilla si kalorive shtesë:

 “Është e rëndësishme për konsumatorët të jenë të vetëdijshëm për efektin halo të shëndetit, të përdorin panelin e të ushqyerit të informacionit mbi ushqimet e paketuara dhe të mos përdorin imazhin e shëndetshëm të një ushqimi si licencë për të ngrënë më shumë”, thotë Deani një ndër hulumtuesit e temës në fjalë.

Supa nuk ka nevojë për shumë kripë që të duket më e shijshme

Restorantet dhe supermarketet shpesh e ngarkojnë supën me natrium. Por hulumtimet tregojnë se supat e reduktuara nga natriumi mund të shijojnë po aq mirë sapo të mësoheni me të. “Një mashtrim’’, për të rritur përceptimin tuaj pa shtuar kripë është për t’u siguruar që ju të hani supë në temperaturë që ju pëlqen më së miri.Një filxhan ngrohës, qetësues me supë bazë mund të jetë edhe ushqyese dhe e shijshme, vetëm një arsye tjetër për të fituar shprehjen: “le të hamë supë”!

Përktheu dhe përshtati:

Mihane Fetahu

Referenca:

Andrews, L. W. (2018). Soup-ology: The Science of Soup’s Appeal. Psychology today .