Akti i hapjes së vrimave në kafkën e dikujt dhe shkatërrimi i pjesëve të trurit është një skenar që është ëndërr për lëvizjen anti-psikiatrike. Fakti se kjo do të fillonte të praktikohej në një shkallë mjaftë të madhe, qëndron ende një çështje e ndjeshme (Freeman, 1990). Kjo është psikokirurgjia, trajtimi i çrregullimeve të caktuara psikiatrike përmes neurokirurgjisë cerebrale (Bridges et al., 1994). Më vonë, termi “psikokirurgji” është zëvendësuar me termin “neurokirurgji për çrregullime mendore,” e cila mbase e pasqyron kuptimin më saktë (O’Doherty & Bridges, 1998). Konfuzioni kishte të bëjë me faktin që më herët besohej se kirurgjia nuk duhet të aplikohet për çrregullime mendore, pasi ato nuk kanë bazë organike – supozim kundër së cilit sot ka mjaft evidencë (Bridges et al., 1994).

Meqë jemi te historia, shohim se trajtimi neurokirurgjik i sëmundjeve psikiatrike ka një histori të pasur, komplekse dhe kontraverse. Origjina e psikokirurgjisë vërehet në antikitet (vitet 5100, P.K.), me gjetjen e kafkave me shenja të procedurës së trepanimit, ku përmes trapanit performohej hapje kirurgjike e trurit. Prandaj, mund të themi se historia e psikokirurgjisë është aq e lashtë sa ajo e vetë çrregullimeve mendore (Mashour, Walker & Martuza, 2005).

File:Trepanated skull of a woman-P4140363-black.jpg

Fig.1: Kafka e trepanuar e gjetur në Greqi. Shigjeta tregon pjesën e shëruar të frakturës (Tsermoulas, Aidonis & Flint, 2014).

FNë kohët antike psikokirurgjia përdorej me idenë që të dalin nga koka shpirtërat e ligë, të cilit mendoheshin të jenë përgjegjës për çrregullimet mendore (Osler, 1921).  Ndërsa në kohët moderne filloi të përdorej për të trajtuar raste intense të çrregullimeve si: skizofrenia, depresioni (Hussain, Freeman & Jones, 1988), çrregullimi bipolar (Sachdev, Smith & Matheson, 1988), OCD, çrregullimet e ankthit (Fogwe & Mesfin, 2018), por edhe agresionin patologjik dhe sjelljet vetë-lënduese (Bridges & Bartlett, 1977). Psikokirurgjia vazhdon të përdoret edhe sot, me teknika më pak invazive, dhe vetëm për raste të vështira – pasi të jenë përdorur lloje tjera të terapisë (Caruso & Sheehan, 2017).

Eksperimenti i parë psikokirurgjik është bërë më 1888, nga G. Burckhardt. Ai performoi topektomi (heqje selektive e pjesëve të korteksit cerebral), duke provuar të ndihmojë pacientët përmes eliminimit të rrugëve sinaptike përgjegjëse për mendime depresive e obsesive (Feldman & Goodrich, 2001). Ndërsa, zhvillimi i lobotomisë frontale (prerja e korteksit prefrontal) dhe leukotomisë (krijimi i lezioneve në materien e bardhë)  u bë i mundur nga puna e dr. Egas Moniz, i cili së bashku me dr. Almeida Lima, në vitin 1935 performuan leukotominë e parë. Ata vazhduan të trajtojnë me këtë teknikë, pacientët e spitalizuar me simptoma të rënda të skizofrenisë dhe depresionit (Faria, 2013).

Gjithsesi, llojet e psikokirurgjisë që përdoren në ditët e sotme janë: cingulotomia anteriore, traktotomia subkaudate, leukotomia limbike dhe kapsulotomia anteriore, ndërkohë që lobotomia është braktisur (Sachdev & Chen, 2009). Madje, teknikat ablative të lartpërmendura, funksioni i së cilave është krijimi i lezioneve në tru, po lëshojnë vend për teknika stimuluese, siç është stimulimi i thellë i trurit (deep brain stimulation) (Volpini et al., 2017). Zhdukja e kirurgjive ablative nuk është befasuese, pasi që këto forma gjithmonë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë shënjestër e debateve mbi etikën e tyre (Polosan, Millet, Bougerol, Olié, & Devaux, 2003), duke u bazuar në efektet anësore që mund të prodhojnë, si ndryshime drastike në emocionalitet (Freeman & Watts, 1944), apo ndryshime aq të mëdha në personalitet sa që pacientët nuk mund të liroheshin nga spitali. Duke i parë këto efeke anësore, debati kryesor është bërë lidhur me faktin se a janë përmirësimet më të mëdha sesa komplikimet. Madje, nuk kanë qenë të rralla rastet kur përpos që procedura nuk ka shfaqur asnjë përmirësim, ajo ka shkaktuar kriza epileptike si dhe përfundime fatale (Bartlett, Bridges & Kelly, 1981).

Një ndër rastet më të “famshme” të një lobotomie të dështuar është rasti i Rosemary Kennedy, motrës së ish-presidentit të SHBA, John F. Kennedy, e cila shfaqte simptoma të retardimit që nga fëmijëria, por gjatë pubertetit ajo poashtu filloi të shqetësojë familjen me agresivitetin dhe seksualitetin e saj. Babai, i shqetësuar për reputacionin e tij politik, vendosi të fus vajzën e tij nën procedurën e lobotomisë. Por, pasi që ky lloj operacioni u rekomandua për pacientë “të pashpresë”, dhe duhet të performohej vetëm kur metodat tjera kishin dështuar, lobotomia nuk ishte zgjidhja perfekte për Rosemary. Procedura rezultoi në një dështim total, i cili morri nga vajza shumë nga aftësitë që ajo i kishte paraprakisht, dhe e detyroi të jetojë në një qendër për persona me retardim mental në Wisconsin, deri në fund të jetës së saj (O’Brien, 2004).

Mirëpo, psikokirurgjia ka dalur edhe të jetë një zgjidhje e suksesshme. Të dhënat janë të limituara, por kemi studime në të cilat shihet se përmes psikokirurgjisë, 80% e pacientëve me skizofreni panë ulje të sjelljeve agresive dhe vetë-lënduese, por halucinacionet ende vazhdonin (Soares et al., 2013). Në kontekstin e trajtimit të OCD, përqindja e suksesit pas trajtimit me cingulotomi ishte 30%-50%, ndërsa me leukotomi limbike ishte 36%-50% (Yang, Ginat, Dougherty, Makris & Eskandar, 2013).

Sot, siç u përmend edhe më herët, po merr interes më të gjerë përdorimi i stimulimit të thellë të trurit (DBS), pasi që është një metodë jo-ablative dhe e kthyeshme. DBS është një procedurë ku përmes elektrodave dërgohen sinjale elektrike në pjesë të caktuara të trurit (Kringelbach, Jenkinson, Owen & Aziz, 2007). Nga një studim për trajtimin e OCD me DBS, shkalla e suksesit ishte nga 40%-60%, por të paktën nuk kishte efekte anësore serioze (Aouizerate et al., 2006), ndërsa edhe trajtimi i depresionit madhor përmes DBS rezultoi me sukses, ku mesatarja e reduktimit të simptomave depresive ishte 61% (Raymaekers, Luyten, Bervoets, Gabriëls, & Nuttin, 2017).

Siç pamë, historia e psikokirurgjisë na detyron që të përdorim këtë metodë si një opsion të fundit të trajtimit, nën mbikqyrje profesionale (Snaith et al., 1997). Zëvendësimi progresiv i metodave ablative me ato stimuluese, na ofron perspektiva të reja në trajtimin e disa gjendjeve psikiatrike (Nijensohn & Goodrich, 2014). Edhe pse ka debate se a mund të konsiderohet DBS si një lloj i psikokirurgjisë, sot promovohet përdorimi i kësaj procedure si zëvendësim, sidomos kur të përkujtojmë historinë e errët të lobotomisë (Johnson, 2009).

Autor:

Diar Hajrizi

Referencat:

Aouizerate, B., Rotgé, J., Martin-Guehl, C., Cuny, E., Rougier, A., Guehl, D.,et al. (2006). A systematic review of psychosurgical treatments for obsessive-compulsive disorder: does deep brain stimulation represent the future trend inpsychosurgery? Clin. Neuropsychiatry 3, 391–403.

Bartlett, J., Bridges, P., & Kelly, D. (1981). Contemporary indications for psychosurgery. The British Journal of Psychiatry, 138(6), 507–511.

Bridges, P., & Bartlett, J. (1977). Psychosurgery: Yesterday and Today. British Journal of Psychiatry,131(3), 249-260.

Bridges, P., Bartlett, J., Hale, A., Poynton, A., Malizia, A., & Hodgkiss, A. (1994). Psychosurgery: Stereotactic Subcaudate Tractotomy: An Indispensable Treatment. British Journal of Psychiatry,165(5), 599-611.

Caruso, J.P., & Sheehan, J.P. (2017). Psychosurgery, ethics, and media: a history of Walter Freeman and the lobotomy. Neurosurgical focus, 43(3), E6.

Faria, M. A., Jr. (2013). Violence, mental illness, and the brain – A brief history of psychosurgery: Part 1 – From trephination to lobotomy. Surgical neurology international4, 49.

Feldman, R., & Goodrich, J.T. (2001). Psychosurgery: a historical overview. Neurosurgery, 48(3), 647-57; diskutimi 657-9.

Fogwe, D. T., & Mesfin, F. B. (2018). Neuromodulation, Surgery For Psychiatric Disorders. Treasure Island, FL: StatPearls Publishing.

Freeman, H. (1990). Psychosurgery. Psychiatric Bulletin, 14(7), 416-416.

Freeman, W., & Watts, J. W. (1944). Psychosurgery: An Evaluation of Two Hundred Cases Over Seven Years. Journal of Mental Science, 90(379), 532–537.

Hussain, E. S., Freeman, H., & Jones, R. A. (1988). A cohort study of psychosurgery cases from a defined population. Journal of neurology, neurosurgery, and psychiatry51(3), 345-52.

Johnson, J. (2009). A Dark History: Memories of Lobotomy in the New Era of Psychosurgery. Medicine Studies, 1(4), 367–378.

Kringelbach, M. L., Jenkinson, N., Owen, S. L. F., & Aziz, T. Z. (2007). Translational principles of deep brain stimulation. Nature Reviews Neuroscience, 8(8), 623–635.

Mashour, G.A., Walker, E., & Martuza, R.L. (2005). Psychosurgery: past, present, and future. Brain research. Brain research reviews, 48 3, 409-19.

Nijensohn, D.E., & Goodrich, I. (2014). Psychosurgery: past, present, and future, including prefrontal lobotomy and Connecticut’s contribution. Connecticut medicine, 78(8), 453-63.

O’Brien, G. (2004). Rosemary Kennedy: the Importance of a Historical Footnote. Journal of Family History, 29(3), 225–236.

O’Doherty, M., & Bridges, P. (1998). Contemporary psychosurgery: Indications, outcome and the Irish experience. Irish Journal of Psychological Medicine, 15(4), 119-123.

Osler W. (1921). The evolution of modern medicine. New Haven: Yale University Press, pp. 6–9.

Polosan, M., Millet, B., Bougerol, T., Olié, J. P., & Devaux, B. (2003). Psychosurgical treatment of malignant OCD: Three case-reports. Encephale, 29(6), 545-552.

Raymaekers, S., Luyten, L., Bervoets, C., Gabriëls, L., & Nuttin, B. (2017). Deep brain stimulation for treatment-resistant major depressive disorder: A comparison of two targets and long-term follow-up. Translational Psychiatry, 7(10).

Sachdev, P. S., & Chen, X. (2009). Neurosurgical treatment of mood disorders: traditional psychosurgery and the advent of deep brain stimulation. Current Opinion in Psychiatry, 22(1), 25–31.

Sachdev, P., Smith, J., & Matheson, J. (1988). Psychosurgery for Bipolar Affective Disorder. British Journal of Psychiatry, 153(4), 576-576.

Snaith, R., Dove, E., Marlowe, J., Pemberton, S., Price, D., Rawson, S. & Trigwell, P. (1997). Psychosurgery: Description and outcome study of a regional service. Psychiatric Bulletin, 21(2), 105-109.

Soares, M. S., Paiva, W. S., Guertzenstein, E. Z., Amorim, R. L., Bernardo, L. S., Pereira, J. F., Fonoff, E. T. & Teixeira, M. J. (2013). Psychosurgery for schizophrenia: history and perspectives. Neuropsychiatric disease and treatment9, 509-15.

Tsermoulas, G., Aidonis, A., & Flint, G. (2014). The skull of Chios: trepanation in Hippocratic medicine, Journal of Neurosurgery JNS121(2), 328-332. Marrë më 1 Nëntor, 2018, from https://thejns.org/view/journals/j-neurosurg/121/2/article-p328.xml

Volpini, M., Giacobbe, P., Cosgrove, G. R., Levitt, A., Lozano, A. M., & Lipsman, N. (2017). The History and Future of Ablative Neurosurgery for Major Depressive Disorder. Stereotactic and Functional Neurosurgery, 95(4), 216-228.

Yang, J. C., Ginat, D. T., Dougherty, D. D., Makris, N., & Eskandar, E. N. (2013). Lesion analysis for cingulotomy and limbic leucotomy: comparison and correlation with clinical outcomes. Journal of neurosurgery120(1), 152-163.