Testet tregojnë që truri i njeriut punon shumë për t’iu shmangur përtacisë. Nëse të shkuarit në palestër ju duket e vështirë, kjo është plotësisht e vërtet dhe vjen nga truri i juaj!

Matthieu Boisgontier dhe kolegët e tij kanë studiuar fenomenin e quajtur “paradoksi i ushtrimeve”. Për dekada, shoqëria i ka inkurajuar njerëzit që të jenë fizikisht aktiv, por prapë statistikat tregojnë që pavarësisht qëllimeve tona të mira, ne po bëhemi më pak aktiv.

Rezultatet e këtij hulumtimi, të publikuar në revistën Neuropsychologia, sygjeron që truri ynë thjesht funksionon në atë mënyrë që parapëlqen të jetë më pak aktiv.

“Konzervimi i energjisë ka qenë esenciale për mbijetesën e njerëzimit, gjë që na ka lejuar të jemi më efektiv në kërkimin e ushqimit dhe strehimit, në gjetjen e partnerëve seksual, dhe në shmangien e grabitqarëve”,  thotë Boisgontier (2018). Dështimi i politikave publike që të kundërveproj ndaj pandemisë së pasivitetit mund të jetë shkak i proceseve të trurit që janë zhvilluar dhe përforcuar përgjatë evolucionit.

Për këtë studim, hulumtuesit kanë rekrutuar individë të rinj, i kanë ulur përpara kompjuterit dhe i’u kanë dhënë mundësi që të kontrollojnë një avatar (personazh virtual). Pastaj ata kanë shfaqur imazhe të vogla, një nga një, të cilat kanë përshkruar qoftë aktivitete fizike ose pasivitet. Subjektët është dashur që t’i lëviznin avatarët e tyre sa më shpejt që është e mundur drejt fotografive që shfaqin aktivitete fizike, t’i largojnë nga fotot që tregojnë pasivitet dhe e kundërta.

Ndërkohë, elektrodat kanë regjistruar se çfarë po ndodh në tru. Pjesëmarrësit në përgjithësi kanë qenë më të shpejtë në lëvizjen drejt fotove që tregojnë aktivitet dhe janë larguar nga ato foto që tregojnë pasivitet, por elektroencefalogrami ka treguar që kryerja e kësaj detyre, ka kërkuar nga truri që të punojë më shumë.

“Ne e kemi ditur që nga studimet e mëherëshme që njerëzit janë më të shpejtë në shmangien e sjelljeve pasive dhe të lëvizin drejt sjelljeve aktive. Por ky studim tregon që shmangia e shpejt e sjelljeve pasive vjen me një çmim të shtrenjtë, atë të përfshirjes së madhe të resurseve trunore.

Këto rezultate sugjerojnë që truri ynë është i tërhequr nga sjelljet pasive”, ka thënë Boisgontier.

Tash shtrohet pyetja se nëse truri i njerëzve mund të ri-trajnohet.

“Çdo gjë që ndodh në mënyrë automatike është e vështirë të frenohet, edhe nëse dëshiron, ngase nuk je i vetëdijshëm që po ndodh. Por të qenët i vetëdijshëm që po ndodh është një hap i rëndësishëm”, ka shtuar Boisgontier.

Autore:

ArtaHiseni

Referencat:

Cheval, B., Tipura, E., Burra, N., Frossard, J.,Chanal, J., Orsholits, D., Radel, R. & Boisgontier, M.P. (2018). Avoiding sedentary behaviors requires more corticalresources than avoiding physical activity: An EEG study. Neuropsychologia.

University of British Columbia. (2018). Hardwired for laziness? Tests show the human brain must work hard to avoid sloth. Science Daily.