Nivelet e kortizolit (hormoni i stresit) janë më të larta tek gratë që lindin në vjeshtë dhe dimër sesa ato që lindin në pranverë ose verë, gjen një studim i ri nga studiuesit në Universitetin Cardiff të Uellsit.

Këto gjetjet e reja mund të shpjegojnë pse çrregullimet e shëndetit mendor janë më të zakonshëm te njerëzit e lindur gjatë dimrit.

Profesori Ros John, nga Universiteti i Cardiff, shpjegoi: “Megjithëse niveli i kortizolit i nënave rritet natyrshëm gjatë shtatzënisë, të dhënat tona tregojnë se foshnjat e lindura gjatë vjeshtës dhe dimrit janë të ekspozuar në nivele veçanërisht më të larta pak para se të lindin. Mesatarisht, gratë që lindin në vjeshtë / dimër kishin 20% më shumë kortizol në pështymë pak para lindjes sesa ato që lindin në pranverë / verë.

“Meqenëse nivelet më të larta të kortizolit në gratë shtatzëna kanë qenë më parë të shoqëruara me një rrezik më të lartë të fëmijëve që krijojnë çrregullime të shëndetit mendor, gjetjet e reja mund të shpjegojnë pse këto çrregullime janë më të zakonshme tek njerëzit e lindur gjatë muajve të dimrit. Megjithatë, ata nuk shpjegojnë arsyen pse gratë që lindin në dimër ose në vjeshtë kanë këto nivele më të larta të kortizolit. “

Ndryshimet sezonale të humorit dhe sjelljes zakonisht raportohen në popullatën e përgjithshme, por në mënyrë të konsiderueshme më pak dihet se si stinët mund të ndikojnë në gjendjen emocionale gjatë shtatzënisë. Duke përdorur të dhëna nga një studim longitudinal (afatgjatë) në Grown të Uellsit, studiuesit e Universitetit Cardiff hulumtuan ndërlidhjen midis stinëve dhe përqendrimit të kortizolit nga pështyma e nënave, depresionit dhe simptomave të ankthit, centileve me peshë lindjeje dhe peshës së placentës në gratë shtatzëna që jetojnë në Uells-in e Jugut.

Ndërsa ekipi gjeti një ndërlidhje në mes stinëve dhe përqendrimeve të kortizolit të pështymës, ata nuk gjetën një lidhje midis stinëve dhe simptomave të shëndetit mendor të raportuar nga nënat, peshës së lindjes ose peshës së placentës.

Ekipi gjeti një lidhje midis stinëve dhe përqendrimeve të kortizolit të pështymës në terma gjatë studimit, i cili përfshinte 316 gra.

Universiteti tha se të dhënat u mblodhën në takimet para-kirurgjikale dhe menjëherë pas lindjes, përmes një pyetësori dhe shënimeve të regjistruara nga mamitë që ishin pjesë e hulumtimit. Ndërkaq, kortizoli rrjedh nga mostrat e pështymës së nënës.

Përktheu dhe përshtati: Adem Gashi

Referenca:

Why babies born during winter are at higher risk of developing mental health disorders. (2019, August 02). Retrieved from https://neurosciencenews.com/winter-birth-mental-health-14635/