Ne kemi menduar se ndoshta njerëzit i përdorin këto rrjete si një lloj faqe personale interneti në mënyrë që të promovojnë vetveten, por…

 

Ai është Sam Gosling, profesor i psikologjisë në Universitetin e Teksasit. Njihet për hulumtimet e tij në fushën e psikologjisë sociale. Tashmë, i është kthyer në preokupim edhe interneti, përkatësisht facebooku. Lexoni se çfarë thotë ai për këtë fenomen.

 

 

 

Cilat janë të arriturat më të fundit nga hulumtimi juaj për hapësirat personale në rrjetet sociale?

Sam Gosling: Ne kemi filluar të hulumtojmë më detajisht mbi rrjetet sociale tani. Po tenetojmë të kuptojmë më shumë se si i shfrytëzojnë njerëzit dhe sa kohë kalojnë në këto rrjete sociale. Na intereson të dimë se si përdoren rrjetet sociale dhe na intereson të dimë posaçërisht se cili është qëllimi i përdorimit. A po i përdorin këto faqe vetëm si medium të komunikimit social apo si një mënyrë e promovimit të vetes së tyre nën një dritë pozitive?

 

A janë hapësirat tona fizike dhe virtuale të ngjashme?

Sam Gosling: Ne jemi interesuar shumë për këtë. Ne donim të dinim nëse i përdorin njerëzit rrjetet sociale si një mënyrë kompensimi. Pra, nëse njerëzit që janë vërtetë më të hapur ndaj rrethit dhe më të shoqërueshëm në këto rrjete sociale do të duken si introvertë, apo është një mënyrë tjetër me anë të së cilës ata fitojnë cilësitë e një ekstroverti?

Pra a e shohim aktivitetin e jashtëm të pasqyruar në një linjë të tillë, apo e shohim si një model hidraulik, që nënkupton pasyrime të ndryshme jashtë dhe brenda faqes? Ne kemi parë se njerëzit tentojnë të bëjnë të njëjtën gjë. Njerëzit ekstrovertë që kanë shumë shoqëri jashtë rrjetit social, po të njëjtin numër e kanë edhe në Facebook. Ata që kanë një numër të madh interesash në botën reale, do e shfaqin edhe në botën virtuale. Në këtë rast, njerëzit shfaqin një vazhdimësi të jetës së tyre të përditshme. Tjetra është se njerëzit nuk e dinë se si konceptohen nga të tjerët në bazë të këtyre rrjeteve dhe ne kemi dashur të dijmë nëse njerëzit e projektojnë një skemë të saktë të vetes së tyre apo projektojnë një pozitivitet të fryrë për veten e tyre. Sepse ne kemi menduar se ndoshta njerëzit i përdorin këto rrjete si një lloj faqe personale interneti në mënyrë që të promovojnë vetveten, apo vetëm po e përdorin si një mënyrë komunikimi sikurse një telefon?  Apo i përdorin për një mënyrë tjetër të jetuarit të jetëve të tyre? Ne kemi testuar duke i observuar njerëzit në bazë të proflit të tyre në internet dhe i kemi krahasuar me mënyrën se si ata e shihnin veten dhe si do të donin të ishin. Dhe gjetëm se impresioni që njerëzit fitojnë nga profili juaj duke mos ditur asgjë tjetër rreth jush, lidhet më shumë me mënyrën se si ju e shihni veten, më tepër sesa si do të donit të ishit. Kjo ngre pyetjen se a po tentojnë njerëzit të krijojnë një impression fals dhe po dështojnë, apo s’po tentojnë fare? Mendoj se ne nuk e dimë se ç’po ndodh, nëse po tentojnë e dështojnë,  apo se s’po tentojnë fare. Ç’është më interesantja, njerëzit nuk e kanë idenë se si po shihen nga të tjerët në bazë të profilit të tyre. Ajo se si ju duket se mendojnë njerëzit për ju në bazë të profilit tuaj dhe më pas krahasimi me atë se si vërtetë mendojnë njerëzit, janë plotësisht jo korrelative. Njerëzit janë të pavëmendshem rreth impresioneve që portretizojnë në jetën e përditshme, e që sigurisht ka të gjitha format e implikimeve në terma të aftësisë suaj për të tentuar dhe kontrolluar. Ti s’e di as se çfarë impresionesh shikuesit tuaj kanë fituar.  Ti nuk e di se si po gjykohesh apo çfarë përshtypjesh po krijon.

 

Çfarë problemesh lindin nga konflikti në mes të botës personale dhe virtuale?

Sam Gosling: Është një numër i madh i efekteve që shfaqen e që janë jo-lineare. Njerëzit shihen si shumë pozitivë nëse psh. kanë numër të madh miqsh ose kontaktesh në faqen e tyre. Por s’kontrolloni dot gjithçka. Para industrializmit, ne duhej të jetonim në grupe më të vogla njerëzish dhe do njihnim secilin, s’do kishim idenë e të pasurit të një vete pune, vete sociale, vete të lidhjeve, madje edhe sub-vete brenda këtyre. Ti do ishe personi që të tjerët do të njihnin nga të gjitha kontekstet nga jetesa në grupe të vogla. Kur të fillosh një jetë më ndryshe, disa të njohin në punë por jo ashtu siç je edhe në shtëpi, prandaj filloni t’i segmentoni këto gjëra. Ke këto vetet e ndryshme. Do kesh këtë ide se do bësh një vete profesionale dhe është ndryshe dhe s’ka rëndësi nëse sillesh në një mënyrë që njerëzit mendojnë se është jo profesionale në shtëpi. Kështu mendoj se deri tani, të gjitha teknologjitë kanë rritur segmentimin; na kanë ndarë në këto fusha të ndryshme. Por tani, me këto rrjete sociale s’mund të kontrollojmë kush po i shikon. Dhe mendoj se kjo është teknologjia e parë që ka filluar të rikthejë trendin. Tani keni mundësi për herë të parë të mos i mbani këto gjëra të ndara. Unë mund të vishem në xhaketë dhe këmishë dhe të shkoj t’i ligjëroj studentët në Universitet tani dhe ta protretizoj veten në këtë mënyrë serioze e profesionale. Por s’mund ta ndal askënd për t’i gjetur fotot e mia ku shihem i dehur në një foto me miqtë e mi. S’kam kontrollë mbi këtë. Mendoj se pjesë e kësaj është t’i mbledhim supet dhe të pajtojmë veten se shikimi nga ne është i shumëanshëm dhe këtë të gjithë e dinë. Çdo herë kemi qenë kështu, por kemi qenë të aftë të portretizojmë veten dhe vetet përkatëse për audiencë përkatëse.

 

Burimi:

Psika Klasike

Bigthink

 

Përktheu dhe përshtati:

Etleva Durmishi