Hulumtimet e fundit në Universitetin Griffith kanë gjetur se personaliteti është më i rëndësishëm se inteligjenca, kur është fjala për suksesin në arsim. Dr.Arthur Poropat nga Shkolla e Psikologjisë së Aplikuar të Griffith, ka kryer vlerësimet më të mëdha që janë bërë ndonjëherë të personalitetit dhe performancës akademike. Ai i bazoi këto rishikime mbi faktorët themelorë të personalitetit (Ndërgjegjshmëria, Pajtueshmëria, Hapja ndaj eksperiencave, Neuroticizmi dhe Ekstraversioni) dhe gjeti se ndërgjegjshmëria dhe hapja ndaj eksperiencave kanë ndikimin më të madh në suksesin akademik. Dr.Poropat thotë se institucionet arsimore duhet të fokusohen më pak në inteligjencën dhe në vend të kësaj, t’i kushtojnë më shumë vëmendje personalitetit të secilit student.

 

Në hulumtimin e tij, vlerësimi i studentit për personalitetin e tyre është po aq i dobishëm për të parashikuar suksesin e universitetit sa edhe pikët e inteligjencës. Megjithatë, kur njerëzit që e njohin mirë studentin dhe i japin vlerësimin e personalitetit, ai vlerësim është pothuajse katër herë më i saktë për parashikimin e notave. Ndikimi i personalitetit në studim është vërtet surprizues për studiuesit arsimor dhe për këdo që mendon se kanë arritur nota të larta në shkollë, sepse ata janë “të zgjuar”.

 

Studimet e mëparshme kanë treguar se studentët që mendojnë se janë të zgjuar, shpesh ndalen duke u përpjekur dhe performanca e tyre bie me kalimin e kohës, ndërkohë që ata që e konsiderojnë veten punëtorë të përkushtuar të punës dhe detyrave, bëhen më të mirë në mënyrë progresive. Dr. Poropat tha se lajmi më i mirë për studentët është se është e mundur të zhvillohen tiparet më të rëndësishme të personalitetit të lidhura me suksesin akademik. Personaliteti ndryshon dhe disa edukatorë kanë trajnuar aspekte të ndërgjegjshmërisë dhe hapjes së studentëve, duke çuar në një kapacitet më të madh mësimor. Në të kundërt, ka pak dëshmi se inteligjenca mund të “mësohet”, pavarësisht nga popullariteti i aplikacioneve të trajnimit të trurit.

 

Autore:

Bleona Shatri

 

Referenca:

Poropat, A.(2014). Personaliteti tjetër i vlerësuar dhe performanca akademike: Dëshmi dhe implikime. Dallimet mësimore dhe individuale ,34: 24 DOI: 10.1016