Inteligjenca apo puna?

Vet ndarja ndërmjet tyre është kundër logjikës së arritjes së potencialeve të individit.

Potenciali intelektual tregon për mundësitë e arritjes së rezultateve kulminante në fushat e interesit. Për të arritur potencialin e vet, është e domosdoshme përdorimi i potencialit që vie si rezultat i punës së individit.

Nëse flasim se kush i predominon arritjet, inteligjenca e lartë apo puna e madhe, atëherë është e patjetërsueshme që niveli i lartë i inteligjencës i lejon mundësi të arritjes së rezultateve kulminante nëse kombinohet me punë sistematike. Nëse ekziston nivel i lartë i inteligjencës dhe punë jo sistematike, atëherë mund të ketë arritje që nuk e shfaqin realisht potencialin, ndërsa në rast se ekziston përkushtimi i lartë dhe punë shumë e madhe, por niveli i zhillimit intelektual është mesatar, atëherë përkundër punës së madhe, nuk mund të tejkalojë arritjet që lejon potenciali i individit.

Për të pasur arritje që përkojnë me potencialin intelektual, atëherë puna sistematike është domosdoshmëri!

Florim Gallopeni

Biografi e shkurtër:

Prof. Florim Gallopeni studimet bazike kreu në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Filozofik, Departamenti i Psikologjisë dhe pastaj vazhdoj me studimet Master në Psikologjinë Klinike përmes Projektit të TEMPUS-it. Aktualisht Florim Gallopeni është në studimet e doktoratës në universitetin University Autonoma de Barcelona në drejtimin Psikologji Klinike dhe Shëndetësore.

Opinion i marrë nga:

Fjolla Avdyli