Si të kuptoni se keni nevojë për një profesionist shëndetësor?

Shëndeti mendor është një pjesë e rëndësishme e shëndetit të përgjithshëm për fëmijët dhe të rriturit. Për shumë të rritur që kanë çrregullime mendore, simptomat kanë qenë të pranishme shumë herët në fëmijëri, por shpesh nuk njiheshin apo adresoheshin aty ku duhej. Për një person në moshë të re kur shfaqen simptomat e një çrregullimi mendor, në qoftë se fillon trajtimi në kohë më të hershme, atëherë aq më efektive mund të jetë ai diagnostifikim dhe kurim. Trajtimi i hershëm mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve më të rënda të cilat mund të shfaqen përgjatë kalimit të kohës.

Shenjat paralajmëruese
Shpesh mund të jetë e vështirë të thuhet se nëse sjellja shqetësuese tek një fëmijë është vetëm një pjesë e rritjes normale ose një problem që duhet diskutuar me një profesionist shëndetësor. Por nëse ka shenja dhe simptoma që zgjasin më shumë se disa javë ose muaj dhe nëse këto çështje ndërhyjnë në jetën e përditshme të fëmijës, jo vetëm në shtëpi, por në shkollë dhe me miqtë, ju duhet të kontaktoni një profesionist shëndetësor. Këto mund të jenë disa nga simptomat paralajmëruese:

· Shpesh ndihet i merakosur apo i shqetësuar
· Ka shumë zemërim në periudha të shpeshta ose është nervoz për shumë kohë.
· Ka dhimbje të shpeshta nga stomaku ose dhimbje koke pa shpjegime fizike.
· Është në lëvizje të vazhdueshme, nuk mund të ulet dhe qëndron në heshtje për shumë kohë.
· Ka probleme me gjumin, duke përfshirë edhe frika të ndryshme gjatë gjumit.
· Ka humbur interesin në gjërat që ai ose ajo gëzonte dikur.
· Shmangin kalimin e kohës me miqtë e tyre.
· Ka problem në shkollë, duke bërë që të bien notat e tij ose saj.
· Ka frikë për të fituar peshë, bënë ushtrime dhe mban dietat në mënyrë obsesive.
· Ka energji të ulët ose pa edhe pa energji.
· Dëmton vetën, në mënyra të tilla si prerja ose djegia e lëkurës së tij/saj.
· Angazhohet në sjellje të rrezikshme, destruktive.
· Pi duhan, ose përdor droga.
· Ka mendime për vetëvrasje.
· Mendon se mendja e tij është e kontrolluar ose është jashtë kontrollit dhe dëgjon zëra.

Çrregullimet mendore mund të trajtohen.
Nëse jeni fëmijë ose adoleshent, dhe mendoni se keni ndonjë shqetësim si më lart mund të bisedoni me prindërit tuaj, psikologun e shkollës, ose ofruesin e kujdesit shëndetësor.

Autor:
Albin Mehmeti

Referenca:
Kessler, R. C., Chiu, W.T., Demler, O., & Walters, E. E. (2005) Prevalence, severity, and comorbidity of twelve-month DSM-IV disorders in the National Comorbidity Survey Replication (NCS-R). Archives of General Psychiatry, 62(6), 617-27