Se si ndihemi ne për mirëqenien dhe statusin tonë material në shoqëri, në pjesën më të madhe përcaktohet nga vlerësimi i të tjerëve. Sidoqoftë, mbështetjet neurologjike në atë sesi ne e monitorojmë ambientin kompleks social nën kushtet e çasjes së kufizuar të resurseve dhe nëse ne ndihemi të lumtur ose të zhgënjyer, ka mbetur e paqartë.

Në një studim të ri të raportuar në revistën Nature Neuroscience, hulumtuesit nga departamenti System Neuroscience, nga Instituti Nacional për Shkenca Psikologjike, kanë hedhur dritë mbi emocionin e zilisë duke performuar skanime të trurit të majmunëve kur partneri i tyre ka marrë shpërblim. Rezultatet e kanë shfaqur regjionin e caktuar të trurit që është i shoqëruar me reduktimin e sasisë së kënaqësisë kur kanë marrur një shpërblim, duke u varur nga ajo nëse edhe partneri i tyre ka marrë ndonjë shpërblim.

Në këtë hulumtim, ekipi i ka vendosur majmunët përball njëri-tjetrit dhe në mënyrë të vazhdueshme ju ka ofruar gllënjka të ujit në shoqëri me stimulime vizuele dhe auditive, eventualisht duke i kushtëzuar që t’i asociojnë njërën me tjetrën. Ata kanë matur lëpirjen e buzëve si një indikator sesa shumë ata e kanë vlerësuar shpërblimin e tyre, përfshirë edhe kur partneri i  tyre është shpërblyer. Ata, poashtu kanë analizuar shikimin e majmunëve për të konfirmuar se shpërblimi i njërit partner vërehet nga tjetri. Më në fund, ata e kanë matur aktivitetin e pjesëve të trurit që kanë lidhje me procesin e shpërblimit.

Rezultatet kanë treguar që majmunët e kanë vlerësuar më pak shpërblimin e tyre, kur partneri i tyre ka qenë i shpërblyer, edhe pse shpërblimet e tyre nuk kanë ndryshuar. Kjo ka treguar që shpërblimi i njërit ndikohet nga ambienti social. Ekipi e ka konsideruar këtë të arsyeshme ngase, kur individët janë duke garuar për resurse të limituara, kur bashkëgaruesi fiton poashtu resurse, kjo automatikisht do të thotë që ka më pak resurse për veten.

“Ne e kemi konfirmuar të gjeturat duke e përsëritur eksperimentin, por që çiftit të majmunëve nuk i’u kemi dhënë gllënjka të ujit si shpërblim dhe kur uji është ofruar në kovë, në ato raste nuk janë shfaqur shenja të zilisë”, ka thënë Masaki Isoda.

Duke qenë se ka ngjashmëri në mes majmunëve dhe njerëzve, gjetjet mund të aplikohen edhe tek njerëzit, me një varg të gjerë implikimesh në fushën e trajtimit të çrregullimeve në sjellje, ekonomike, resurse humane dhe marketing.

Autore: Arta Hiseni

Referencat:

Noritake, A., Ninomiya, T. & Isoda, M. (2018). Social reward monitoring and valuation in the macaque brain. Nature Neuroscience.

National Institutes of Natural Sciences. (2018). Neuroscience of envy: Activated brain region when others are rewarded revealed. ScienceDaily.