Zakonet e pajisjeve mobile nuk mund të jenë anti-sociale, por hiper-sociale, që rrjedhin nga një nevojë e shëndetshme njerëzore për t’u shoqëruar. Kjo është një gjetje e një rishikimi të ri të përdorimit jofunksional të teknologjisë, e cila arrin në përfundimin se varësia më e madhe e funksioneve të smartfonëve kanë një temë të përbashkët: ata prekin dëshirën njerëzore për të komunikuar me njerëzit e tjerë. “Ka shumë panik që rrethon këtë temë”, thotë profesor Samuel Veissière, nga Departamenti i Psikiatrisë në Universitetin McGill, Kanada. “Po përpiqemi të ofrojmë një lajm të mirë dhe të tregojmë se është dëshira jonë për ndërveprimin njerëzor që është problematike- ka zgjidhje mjaftë të thjeshta për t’u marrë me këtë”.

 

Ne të gjithë njohim persona, të cilët e kanë të pamundur të jetojnë pa ekranin e ndritshëm të telefonit të tyre për më shumë se disa minuta, vazhdimisht shkruajn dhe kontrollojnë për miqët e tyre në rrjetet sociale. Ky është një shembull i asaj që shumë e konsiderojnë si sjellje antisociale të sjellë nga varësia e telefonave të mençur, një fenomen ky që ka tërhequr vëmendjen e mediave në muajt e fundit dhe ka bërë që investitorët dhe konsumatorët të kërkojnë që gjigandët e teknologjisë të trajtojnë këtë problem. Por, çka nëse po i shqyrtonim gjërat në mënyrë të gabuar? A mund të jetë varësia e smartfonëve hiper-sociale dhe jo anti-sociale?

Profesor Veissière, një antropolog kognitiv që studion evolucionin e njohjes dhe kulturës, shpjegon se dëshira për të parë dhe monitoruar të tjerët, por edhe për t’u parë dhe monitoruar nga të tjerët, shkon thellë në të kaluarën tonë evolucionare. Njerëzit evoluan për të qenë një specie shoqërore unike dhe kërkojnë kontribut të vazhdueshëm nga të tjerët për të kërkuar një udhëzues për sjelljen e përshtatshme kulturore. Kjo është gjithashtu një mënyrë për ta për të gjetur kuptimin, qëllimet dhe ndjenjën e identitetit. Së bashku me Moriah Stendel, gjithashtu nga Departamenti i Psikiatrisë i McGill, Profesor Veissière shqyrtoi literaturën aktuale mbi përdorimin jofunksional të teknologjisë së zgjuar përmes lenteve evolucionare. Studiuesit zbuluan se funksionet më të varura të smartfonit kanë një temë të përbashkët: kemi të bëjmë me dëshirën njerëzore për t’u lidhur me njerëzit e tjerë.

 

Megjithatë, nëse smartfonët shfrytëzohen në masë normale dhe të shëndoshë për shoqëri, Profesor Veissière bie dakord se ritmi dhe shkalla e hiper-lidhjes shtyn sistemin e shpërblimit të trurit për të kaluar në mbingarkesë, gjë që mund të çojë në varësi jo të shëndetshme. Çaktivizimi i njoftimeve për një kohë (deri sa ju vendosni t’i kontrolloni ato) dhe përcaktimi i kohës së duhur për të kontrolluar telefonin shihet si një mënyrë e mirë për të pasur kontrollë mbi varësinë smartfonëve. Hulumtimet sugjerojnë se metodat të cilat përdoren jashtë orarit të punës, si “ndalimi i email-eve në mbrëmje dhe në fundjavë” shihen si metoda të rëndësishme. “Ne duhet të fillojmë të bisedojmë rreth mënyrës së duhur për të përdorur smartfonët”, përfundon profesor Veissière. “Prindërit dhe mësuesit duhet të bëhen të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është kjo”.

 

Autore:

Tuena Govori

 

Referenca:

Veissière, S. P. L., & Stendel, M. (2018). Hypernatural Monitoring: A Social Rehearsal Account of Smartphone Addiction. Frontiers in Psychology.