Kur është fjala për përmirësimin e funksionit njohës, drita e dhomës luan një rol të rëndësishëm. Një studim i kohëve të fundit tregon se ndriçimi i dobët ndikon negativisht në funksionimin e trurit tonë. Katër neuroshkencëtarë nga Universiteti Shtetëror i Miçiganit, sugjeruan se “shpenzimi i tepërt i kohës në dhoma dhe zyra me ndriçim të dobët ndryshon strukturën e trurit dhe dëmton aftësinë për të kujtuar dhe mësuar”. Kur ne ekspozohemi në ndriqim të dobët, mësimi hapësinor mund të dëmtohet gjithashtu. Kjo është një situatë ku për shembull njerëzit nuk mund të gjejnë makinën e tyre në një parking të mbingarkuar, pasi kanë kaluar disa orë në një qendër tregtare. Personat që jetojnë në ndriqim të dobët dhe errësirë treguan rreth 30% humbje të kapacitetit të hipokampusit të tyre, rajonin e trurit, i cili është vendimtar për formimin e kujtesës afatshkurtër dhe afatgjatë si dhe për mësimin hapësinor. Ata që ishin të ekspozuar ndaj dritës, “treguan përmirësim të ndjeshëm” në mësimin hapësinor. Kjo ndodhi për shkak të një lidhje midis intensitetit të dritës dhe faktorit neurotrofik të trurit dhe spinës dendritike. Faktori neurotrofik i trurit është një peptid, një zinxhir i shkurtër i aminoacideve, përgjegjës për mirëmbajtjen e neuroneve dhe lidhjeve në Hipocampus ndërsa spinat dendritike lejojnë që neuronet të lidhen me njëri-tjetrin.

Hulumtimet tani po shikojnë nëse një peptid, i prodhuar në hipotalamusin e trurit tonë mund të ndryshojë efektet e ndriçimit të dobët. Kjo mund të jetë e rëndësishme për njerëzit me dëmtime njohëse dhe retinale. Efektet e dritës mbi funksionin njohës janë dokumentuar mirë tek njerëzit. Ndriçimi më i mirë dhe më natyral përmirëson performancën njohëse tek fëmijët në shkolla, tek të rriturit dhe pacientët në faza të hershme të demencës.

 

Autore:

Ariana Krasniqi

 

Referenca:  

Navara, K. J. & Nelson, R. J. (2007). The dark side of light at night: physiological, epidemiological, and ecological consequences. J Pineal Res. Volume 43, page 215–224.