Një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen edukatorët amerikanë të matematikës, është që të ndihmohet numri i madh i mësuesve fillorë që merren me traumën e matematikës. Imagjinoni të jeni të ngarkuar me mësimin e matematikës fëmijëve, kur ajo është një nga frikat tuaja më të mëdha personale. Kjo frikë kufizon qasjen në shtigjet e jetës për shumë njerëz, duke përfshirë zgjedhjet e shkollës dhe të karrierës.

Përderisa trauma e matematikës ka burime të shumta, cilësohet se prindërit dhe mësuesit kanë fuqinë për të ndikuar drejtpërdrejtë; pra idetë e vjetëruara të asaj se çfarë do të thotë të jesh i mirë në matematikë. Këto përfshijnë shpejtësinë dhe saktësinë, të cilat ishin të rëndësishme në dekadat e kaluara, kur njerëzit ishin kompjuterë aktualë. Por, hulumtimet kanë konfirmuar atë që shumë njerëz e ndajnë me mua në mënyrë anekdotike: lidhja e shpejtësisë me llogaritje i turbullon nxënësit. Njerëzit që përpiqen për të përfunduar një test në kohë të limituar të fakteve matematikore, shpesh përjetojnë frikë, që e mbyll kujtesën e tyre të punës. Kjo e bën të pamundur të mendosh, e cila përforcon idenë se një person thjeshtë nuk mund të mësojë matematikën, se ata nuk i përkasin matematikës. Për më tepër, studentët që korrin sukses në testet me kohë të limituar të matematikës, mund të besojnë se të qenët i mirë në matematikë, do të thotë thjeshtë të jesh i shpejtë dhe i saktë në llogaritje. Ky besim mund të çojë në një identitet të brishtë të matematikës. Nxënësit kanë frikë të zbulojnë se nuk dinë diçka ose nuk janë aq të shpejtë, kështu që mund të kenë frikë nga puna më sfiduese. Askush nuk fiton.


Miti që rikujtimi i shpejtë i fakteve bazë të matematikës është i mirë për të mësua,r ka rrënjë të thella dhe të dëmshme. Ajo vjen nga synimet më të mira – kush nuk do që fëmijët të jenë të mirë në llogaritje? Por, hulumtimet tregojnë se rrjedhshmëria e fakteve – aftësia për të kujtuar lehtësisht fakte, si 3 x 5 = 15, është zhvilluar më së miri nga të kuptuarit e operacioneve aritmetike. Me fjalë të tjera, hapi i parë në ndërtimin e një kujtesë matematikore, është kuptimi se si funksionon kjo matematikë. Kur dikush vetëm memorizon, çdo fakt i ri është si një ishull në vetvete dhe më lehtë harrohet. Në të kundërtën, kuptimi i modeleve në faktet e matematikës, shtrëngon ngarkesën njohëse që kërkohet për të kujtuar faktet e lidhura me to. Të dhënit kuptim, nxit kuptueshmëri të thellë, të fuqishme dhe fleksibile, duke u lejuar njerëzve t’i zbatojnë ato që i njohin me probleme të reja.

Pra, çfarë mund të bëjnë prindërit dhe mësuesit për të mbështetur rrjedhshmërinë e fakteve? Së pari, gjeni mrekullinë dhe kënaqësinë. Lojërat dhe puzzles që njerëzit luajnë me numra, të tilla si Sudoku, KenKen ose lojëra të caktuara të kartave, krijojnë një nevojë intelektuale për të përdorur faktet e matematikës që i ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë rrjedhshmërinë e fakteve. Kërkimi nga fëmijët për të shpjeguar të menduarit e tyre duke përdorur fjalë, fotografi ose objekte, vërteton rëndësinë e mendimeve të tyre. Nëse nuk keni një përgjigje të saktë, nuk do të thotë që të gjitha mendimet janë të pasakta. Të pyeturit e fëmijëve për të shpjeguar të menduarit e tyre, gjithashtu ndihmon për të kuptuar atë që ata e dinë tani dhe çfarë mund të mësojnë më pas. Pyetjet në lidhje me atë se si një fëmijë jep një përgjigje, mund t’i bëjë ata të mendojnë për atë që nuk funksionon mjaft dhe atë që është e denjë për rishikim. Kur ju bëni këto pyetje, është mirë të keni një fytyrë poker, sepse nëse transmetoni se një përgjigje është e gabuar ose e drejtë, mund të përforcojë besimin se vetëm përgjigjet e duhura llogariten. Së dyti, mos bëni asnjë dëm. Është e rëndësishme që prindërit të mos i japin fëmijëve mesazhe se ata nuk i përkasin matematikës. Kjo mund të ketë ndikim negativ në bindjet e fëmijëve për aftësinë e tyre për të mësuar. Gjithashtu, kini kujdes deklarimet që fëmijët duhet të vuajnë për të mësuar matematikën. Shikoni për kuptimin më të thellë në atë që fëmija juaj po mëson, duke e kuptuar se kuptimi më i thellë vjen nga lidhja e mënyrave të shumta për të zgjidhur problemet. Nëse e pranoni se i keni mbijetuar traumës së matematikës, merr frymë. Ju nuk jeni vetëm dhe ka mënyra për të shëruar. Fillon me të kuptuarit se matematika është e gjerë dhe e bukur, shumica prej nesh janë shumë më matematikorë se sa mendojmë.

Përktheu dhe përshtati:

Leotrim Edipi

Referenca:

Ruef, J. (2019). Think You’re Bad at Math? You May Suffer from “Math Trauma”. Curiosity.