Maji është muaji i vetëdijësimit lidhur me shëndetin mendor dhe organizatat anembanë tërheqin vëmendjen drejt çrregullimeve mendore të ndryshme dhe shpeshherë të habitshme, që ndikojnë jetën e njerëzve. Një numër gjetjesh të reja kërkimore, nxjerr në pah nevojën për një mirëkuptim më të madh, ndjeshmëri dhe respekt për njerëzit që përballen me vështirësi të shëndetit mendor.

Por 5 gjëra që duhen të vihen në konsideratë janë:

  1. Njerëzit me çrregullime të shëndetit mendor ka kohë që mendojnë se janë të ndryshëm nga të tjerët. Në të vërtetë, diskutimet për çrregullimet mendore kanë tendencë të flasin për “njerëzit me çrregullime mendore” sikur të ishin një grup i huaj që disa nga ne ndonjëherë hasin. Realiteti është se çrregullimet mendore janë mjaft të zakonshme, ku sipas një studimi me njerëz të moshave 11-38 që gjurmonte shëndetin e tyre mendor, vetëm 17% nuk kishin pasur çrregullime mendore. Prej tyre, 41 % kishin një gjendje të shëndetit mendor që zgjati shumë vite, kurse 42 % kishin një  çrregullim mendor afatshkurtër. Kjo tregon që herët a vonë, çrregullimet mendore mund të bëhen një çështje për shumicën e njerëzve. Depresioni, ankthi dhe abuzimi me substanca ishin diagnoza më e shpeshtë në studim.
  2. Shumë prej nesh kanë dëgjuar se 1 në 68 fëmijë janë diagnostikuar me autizëm, por shumica dërrmuese e atyre fëmijëve janë djem. Një studim i ri tregon se kjo mund të ndodhë sepse ofruesit dështojnë të njohin shenjat e autizmit tek vajzat. Arsyeja? Kushtëzimi i ndjeshmërisë në baza gjinore. Njerëzit me autizëm shpesh paraqiten sikur nuk kanë ndjeshmëri ose njohin sinjalet sociale. Sipas studimit, megjithatë, vajzat në këtë spektër tregojnë shenja të jashtme të ndjeshmërisë. Studiuesit besojnë se kjo është për shkak se kushtëzimi gjinor për të zotëruar aftësitë sociale është shumë më i fortë tek vajzat. Pra, vajzat me autizëm mund të duken se kuptojnë sinjalet sociale edhe kur ato nuk e bëjnë këtë.
  3. Shkaku kryesor i aftësisë së kufizuar nuk është kanceri ose dhimbja kronike, edhe pse fushatat e shëndetit publik mund t’ju bëjnë të mendoni ndryshe. Sipas të dhënave nga World Health Organization (WHO) depresioni është shkaku kryesor i kufizimit në mbarë botën. Edhe më shqetësuese është se pavarësisht rritjes së ndërgjegjësimit, shkalla e depresionit nuk po përmirësohet. Veçanërisht në vendet në zhvillim, njerëzit shpesh nuk marrin trajtim për simptomat e depresionit. Dhe midis viteve 2005-2015, shkalla e depresionit në të vërtetë është rritur me 18%.
  4. Portretet e medias shpesh flasin për shëndetin mendor dhe fizik, ose diskutojnë se si e mbështesin njëra – tjetrën. Hulumtimet gjithnjë e më shumë tregojnë lidhjen midis të dyjave. Disa studime tregojnë se inflamacioni kronik mund të shkaktojë depresion. Të tjerë kanë gjetur se çrregullimet mendore mund të ndikojnë në shëndetin fizik ose të çojnë në simptoma të dhimbjes kronike. Roli i ushtrimit në luftën kundër çrregullimeve mendore është i dokumentuar mirë. Njerëzit që marrin disa ilaçe të kimioterapisë mund të jenë më të prekshëm ndaj depresionit, madje edhe kur hulumtuesit kontrollojnë efektet tashmë dëshpëruese të kancerit. Linja e padukshme midis mendjes dhe trupit është imagjinare, por mendimet tona qëndrojnë në tru, dhe truri jeton në trup. Është i prekur nga ajo që hamë, se si kalojmë kohën tonë dhe me shëndetin tonë të përgjithshëm.
  5. Shumë diskutime për shëndetin mendor fokusohen në gjenetikë, kimikate të trurit dhe fenomene të tjera biologjike. Është e vërtetë se çrregullimet mendore mund të jenë biologjike, por kjo nuk do të thotë që të gjitha rastet e çrregullimeve mendore janë të kufizuara në atë mënyrë. Mjedisi mund të ndikojë në sjelljen e gjeneve, siç po bëhet gjithnjë e më e qartë nga studimi në zhvillim i epigjenetikës. Mjedisi në të cilin njerëzit rriten gjithashtu u mëson atyre se si të trajtojnë gjithçka nga stresi i përditshëm e deri tek trauma serioze. Për shembull, njerëzit mund të mësojnë mendime depresive nga prindërit e tyre ose mund të përjetojnë trauma në fëmijërinë e hershme që i lë ata me vështirësi të përhershme të shëndetit mendor. Çrregullimi mendor mund të ketë një përbërje biologjike, por të besosh se është vetëm ashtu e kufizuar dhe e pashmangshme, është sikur të besosh se trajtimi nuk funksionon. Trajtimi ndihmon trurin të ri-mësojë mënyra të reja të përpunimit të informacionit, pasi ndihmon klientin të përballojë emocionet e vështira. Dhe ashtu mjedisi mund t’i formojë njerëzit në drejtim të çrregullimeve mendore, dhe trajtimi mund të ndihmojë t’i largojë ata nga ajo.

Qëllimet për të kuptuar më mirë diagnozat e shëndetit mendor dhe për të përmirësuar ndjeshmërinë shoqërore nuk duhet të kufizohen vetëm në muajin maj, por është sigurisht një kohë e mirë për të rifokusuar përpjekjet tona.

Përgatiti:

Bleona Humolli


Referenca:

Young. J. L. (2017). Mental Health Awareness Month. Psychology Today.