Një karikaturë japoneze që duket mjaft e shëmtuar papritmas shfaqet në mes të një videoje Youtube për fëmijët, duke u kërkuar atyre të vrasin veten ose prindërit e tyre. Mesazhe të ngjashme shfaqen në telefonat e tyre, dhe nëse ata refuzojnë, krijesa u thotë se do të vijë pas tyre. Raportet e “Momo” kanë qarkulluar ne internet që nga viti i kaluar. Mirëpo shumë shpejt u bë virale në fund të muajit Shkurt, të 2019-tës.

Në realitet, ato janë video mashtruese. Momo është një mashtrim që nxitet nga frika prindërore, grupet edukative, mediat, dhe në disa raste edhe agjensitë e policisë. Ashtu si edhe shumë ngjarje sociale që kanë shkaktuar panik në të kaluarën, kjo sfidë është e shtyrë nga keqinformimi, me një pak të vërtetë prapa saj. Ka pasur raste të rralla në të kaluarën kur përmbajtja e papërshtatshme ka dalë në videot e fëmijëve ose si mesazhe të mediave sociale. Prandaj, raportet për Momo janë të besueshme dhe shqetësuese për prindërit.

Momo Scare është vetëm e fundit në një listë të gjatë të ngjarjeve që kanë shkaktuar panik social mbi rreziqet që po ndodhin në internet dhe mediat sociale. Kjo është një barometër i gjendjes aktuale të shoqërisë, duke reflektuar frikën e prindërve dhe shqetësimet e tyre mbi rreziqet që u paraqiten fëmijëve të tyre nga mediat sociale. Që nga ardhja e internetit, prindërit janë të shqetësuar për fëmijët që janë të ekspozuar ndaj përmbajtjes së papërshtatshme. Momo cakton këtë frikë, ngase kërcënimi paraqitet si i vërtetë dhe tejet i ekzagjeruar. Arsyeja pse shumë prindër kanë frikë nga mediat sociale dhe interneti, është se ata janë jashtë kontrollit të tyre, dhe jashtë kontrollit të fëmijëve të tyre, që kanë më shumë njohuri mbi teknologjinë.

Një tjetër sfidë në të kaluarën ishte edhe sfida Balena Blu; një “lojë vetëvrasjeje” në internet që synonte adoleshentët, të cilët vendosnin 50 detyra për të përfunduar në 50 ditë –  përderisa sfida përfundimtare ishte të vrisnin veten. Disa raporte pohonin se qindra fëmijë kishin vrarë veten. Sfida e balenës blu duket se ka filluar në Rusi dhe është përhapur në mbarë botën. Nuk mund të jetë rastësi që kjo sfidë besohet të ketë filluar në Rusi, pasi është një vend me një shkallë të lartë të vetëvrasjes ndaj adoleshentëve, duke reflektuar frikën popullore të prindërve rusë.

Momo Scare është e ngjashme me stresorët socialë të kohëve të fundit që kanë shënjestruar kryesisht  fëmijët. Është e natyrshme që prindërit të jenë të preokupuar me sigurinë e fëmijëve të tyre. Shqetësime të tilla do shfaqen gjatë gjithë historisë. Sot ka shumë rreziqe online. Momo është vetëm një prej tyre. Prandaj, të dashur prindër e kujdestarë, kujdesuni dhe vëzhgoni aktivitetin e fëmijeve në rrjete sociale.

Autore:

Greta Imeri

Referencat:

Bartholoomew, R. (2019). The “Momo Scare” Goes Viral Again. The reality of the “Momo suicide game” is that it’s tapping into parental fear. Psychology Today.

Mikkelson, D. (2019). How Much of a Threat Is the Purported “Momo Challange” Suicide Game?. https://www.snopes.com/news/2019/02/26/momo-challenge-suicide-game/