Kur dilni nga shtëpia juaj, përpiquni të vëzhgoni njerëzit rreth mjedisit tuaj dhe ju do të zbuloni se jo të gjithë funksionojnë fizikisht në nivel normal. Për shembull, ka individë të cilët janë të verbër, të shurdhër dhe gjithashtu që nuk janë në gjendje të flasin ose të lëvizin. Në përgjithësi, njerëzit u referohen atyre si persona me aftësi të kufizuara fizike. Në anën tjetër, ka njerëz që nuk mund të funksionojnë mentalisht në nivel normal siç janë shumica prej nesh. Ata mund të mos kenë mundësi të kontrollojnë lëvizjet e trupit, inteligjencën e tyre, ndërveprimin shoqëror si dhe gjuhën, që nga lindja ose fëmijëria e hershme. Në këtë rast, u referohemi atyre si persona me aftësi të kufizuar intelektuale (Essays, 2013).

Çfarë është aftësia e kufizuar intelektuale?

Përkufizimi i përdorur më shpesh në Shtetet e Bashkuara është nga Shoqata Amerikane për Aftësitë të Kufizuara Intelektuale (AAMR). Sipas AAMR, aftësia e kufizuar intelektuale është një aftësi e kufizuar që ndodh para moshës 18 vjeçare. Ajo karakterizohet nga kufizime të rëndësishme në funksionimin intelektual dhe adaptiv. Është diagnostikuar përmes përdorimit të testeve të standardizuara të inteligjencës dhe sjelljes adaptive (AAMR, 2002). Pra, disa nga elementet që duhet të merren parasysh janë:

  1. Kufizimet në funksionimin e tanishëm duhet të merren parasysh brenda kontekstit të mjediseve të komunitetit tipik të moshës, kolegëve dhe kulturës së individit.
  2. Vlerësimi i vlefshëm konsideron diversitetin kulturor dhe gjuhësor si dhe ndryshimin në komunikim, në sjellje motorike etj.
  3. Brenda një individi, kufizimet shpesh bashkëjetojnë me pikat e forta.
  4. Një qëllim i rëndësishëm i përkufizimit të kufizimeve është për të zhvilluar një profil të mbështetësve të nevojshëm.
  5. Me përkrahje të përshtatshme gjatë një periudhe të qëndrueshme, funksionimi i jetës së personit me aftësi të kufizuara intelektuale në përgjithësi do të përmirësohet (AAMR, 2002). Por, me siguri ju keni dëgjuar termin vonesë mendore, mirëpo a është e nevojshme të vazhdohet të përdoret termi “Vonesa mendore?” Termi “Vonesa mendore” është shumë fyese për shumë njerëz, kështu që ne duhet të ndryshojmë gjuhën tonë. Në vend të kësaj ne duhet të përdorim termet të cilat përfshijnë fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara kognitive, intelektuale dhe zhvillimore në çdo komunitet.

Si mundemi ne të ofrojmë ndihmë?

Kjo mund të arrihet përmes mbështetjes, strategjive të nevojshme për të nxitur zhvillimin, arsimin, interesat dhe mirëqenien e një personi. Mbështetja përmirëson funksionimin individual (AAMR, 2004). Në përfundim, askush nuk dëshiron të lindë me aftësi të kufizuar intelektuale, ajo është një dhënie, por jo një zgjedhje. Si njerëz me zhvillim tipik, ne nuk duhet t’i diskriminojmë, ne duhet t’u japim atyre më të mirën prej vetës. Si psikologë, ne në të vërtetë mund të bëjmë shumë gjëra për ta, ne mund të kontribuojmë në lidhje me mirëqenien e tyre, arsimin dhe në çështje të tjera. Ata kanë lindur të pafat, prandaj pse nuk i’u tregojmë atyre një pjesë tjetër të jetës?

Autore:

Kaltrina Haziri

Referencat:

American Association on Mental Retardation. (2002). Mental Retardation: Definition, Classification, and Systems of Supports, 10th Edition. Washington, DC: American Association on Mental Retardation.

American Association on Mental Retardation. (2004). Fact Sheet: Frequently Asked Questions About Mental Retardation. Developmental Disabilities Assistance and Bill of Rights Act of 2000. PL106-402.

Essays, UK. (2013). Case study: Mental Retardation. UK Essay.