Pasi e dimë që truri është njëra ndër pjesët kryesore të njeriut, pa dyshim që përpos të gjitha gjërave të tjera që ndodhin në jetë, edhe dhembja dhe frika memorizohen në tru. Por në vazhdim do të informoheni se në cilën pjesë të trurit më specifikisht. Sipas Pinel (2003) në tru gjenden me miliarda qeliza nervore të cilat nuk janë as më pak e as më shumë se sa qeliza që kanë funksion vital për trurin e secilit individ. Ato ndahen në: neurone dhe qeliza gliale. Neuronet si lloj i qelizave nervore janë të specializuara për pranimin, integrimin dhe përcjelljen e sinjaleve që vijnë në tru nga pjesë të ndryshme të trupit. Qelizat gliale ndodhen kudo në tru. Ka disa lloje të qelizave gliale e që theksi ynë vihet te astrocitet. Për astrocitet është parë deri vonë që funksioni kryesor i tyre është të krijojë kontakt me trupin e qelizës së neuronit dhe e lejojnë kalimin e disa kimikateve nga gjaku në tru. Lufta, dhimbja dhe ngjarjet e tjera traumatike mund të zbulohen nga kujtimet tona që i kemi të formuara. Tani, një studim tek minjtë jep gjurmë se si truri duket të formojë ato kujtime. Ajo merr një ndihmesë nga qelizat e quajtura astrocite. Forma dhe vendndodhja e astrociteve mund të shihet në fig.1.

Fig.1. Forma dhe vendndodhja e astrocitit (Droualb.edu).

 

Shkenctarët mendonin se këto qeliza siguronin ushqim dhe rehati në qelizat nervore si dhe disa role të përmendura më lartë. Mirëpo tani rezulton se astrocitet mund të luajnë një rol kyç në atë se si mësojmë nga kohët e vështira. Frika dhe dhimbja nuk janë të këndshme. Por ato mund të na ndihmojnë të mësojmë se si t’i parashikojmë ose t’i shmangim arsyet që i shkaktojnë ato në të ardhmen dhe ky është një përfitim. Brookshire (2018) theksoi se kur një ngjarje është me të vërtetë e tmerrshme, kujtimet e tilla mund të bëhen burim i çrregullimeve të stresit post-traumatik, ose PTSD. Njerëzit me PTSD mund të shqetësohen, edhe kur nuk ka rrezik. Ata gjithashtu mund të kenë flash back’s ose riprodhime të detajeve pa pushim në mendjen e tyre, detaje këto të cilat kanë të bëjnë me frika apo dhembje që i kanë përjetuar më herët ose nuk i kanë përjetuar fare. Rolin e astrociteve në memorizimin e dhembjes dhe frikës e kanë vërtetuar tek eksperimenti me minj, ku atyre i’u dha një drogë që ndalonte funksionimin e astrociteve për nje kohë te caktuar, dhe shkencëtarët ishin në gjendje të ndryshonin mësimin e frikës tek ta. Në vend që minjtë të hidheshin, ata qëndronin të qetë përballë goditjeve që i merrnin. Kjo nënkupton se duhet patur në funksion astrocitet në mënyrë që të kujtojmë apo memorizojmë çastet e frikës dhe dhembjes, që u përmend edhe më lartë që kanë një efekt shumë të madh në memorizimin e tyre në tru.

Autore:
Donjeta Gashi

Referencat:

Brookshire, B. (2018). Ow! These cells might help brain remember pain and fear.
Nervous System. (2009).
Pinel, J. P. J. (2003). Biopsychology. Boston: Allyn and Bacon.27-29.