Hormonet e prodhuara gjatë dhënies së gjirit i bëjnë nënat më të kujdesshme dhe të ndjeshme. Një studim tregon se kohëzgjatja e dhënies së gjirit parashikon ndjeshmërinë e nënës ndaj fëmijës më vonë në jetë. Shkenca tashmë ka provuar një listë të gjatë të përfitimeve të ushqyerjes me gji, të tilla si: IQ (inteligjencë) më të lartë, aftësi më të mira komunikimi dhe mbrojtje afatgjate ndaj sëmundjeve dhe obezitetit tek fëmijët, rrezik më të ulët të kancerit të gjirit dhe depresionit postpartum (depresioni pas lindjes) tek nënat.

Një studim i ri, i botuar nga American Psychologists Association, tregon se gjatësia e kohës që një nënë ka ushqyer fëmijën e saj me gji është parashikues se sa e ndjeshme do të jetë ajo ndaj fëmijës së saj deri në 10 vite më vonë. Nga viti 1991 deri në vitin 2006, Instituti Kombëtar i Shëndetit të Fëmijës dhe Zhvillimit Njerëzor, studioi më shumë se 1200 fëmijë amerikanë që nga koha kur u larguan nga spitali deri në moshën 15 vjeçare. Çdo 6 muaj, nënat krijuan video duke luajtur me lodra me fëmijët e tyre për 15 minuta. Nënat reaguan ndjeshëm ndaj sinjaleve të mosfunksionimit të fëmijës, respektit pozitiv për fëmijën, praninë mbështetëse dhe armiqësinë. Studiuesit e Universitetit Shtetëror të Boise përdorën këto të dhëna për të krahasuar rezultatet e ndjeshmërisë dhe numrin e javëve që nënat ushqyen me gji. Kohëzgjatja mesatare ishte 17 javë. “Nënat që vazhduan të ushqenin me gji për kohë më të gjatë, ndjeshmëria e tyre u rrit me kalimin e kohës”, thotë Jennifer M. Weaver, profesoreshë e psikologjisë Boise State University. Kjo mund të iniciohet nga prodhimi i oksitocinës dhe prolaktinës gjatë ushqyerjes me gji, pasi të dy hormonet janë të njohura për të nxitur sjelljet e kujdesit për nënën. Përfitimet fizike të ushqyerjes me gji kanë marrë shumë vëmendje në fushat mjekësore.

Weaver shpreson se përfitimet psikologjike të ushqyerjes me gji të fillojnë të marrin më shumë vëmendje në literaturën prindërore. Ndërveprimi i ngushtë, i qëndrueshëm që sigurohet nga ushqyerja me gji mund të jetë një rrugë përmes së cilës siguria e lidhjes forcohet në palën e nënës dhe fëmijës.

 

Autore:

Ariana Krasniqi

 

Referencat:

Dennis , L. Breastfeeding initiation and duration: a 1990–2000.

Obstet, J. (2002). Gynecol Neonatal Nurs, 31(1):12–32.